R.SH. - Vatikan
Lutja e Engjëllit Tёnzot e fundit qё Papa Françesku ka lutur nga dritarja e studios së tij private në Pallatin Apostolik, nё Vatikan, daton me 20 dhjetorin e kaluar. Që atëherë, duke zbatuar normat e kufizimeve tё vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit, lutja mariane qe transmetuar gjithmonë nga Biblioteka e Pallatit Apostolik.
Nga e diela e ardhshme mё 7 shkurt, Papa përsëri do të kthehet e paraqitet para besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan. Nga 8 marsi deri më 24 maj të vitit të kaluar lutja mariane e Engjëllit Tёnzot dhe ajo e Mbretëreshës Qiellor u transmetuan në streaming, në përputhje me masat e rrepta anti-Covid.