Kërko

Vatican News
Kardinali Pietro Parolin Kardinali Pietro Parolin  (ANSA)

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të shkojë në Bamenda

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, do të shkojë në Bamenda, në Kamerun, për të marrë pjesë në disa veprimtari kishtare.

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Papës do jetë më 30 e 31 janar 2021, në kryeqytetin  rajonal, në veri-perëndim të Kamerunit, i dërguar me mision nga vetë Ati i Shenjtë, për të marrë pjesë në disa veprimtari kishtare. Sipas një komunikate të kryeipeshkvit vendas, imzot Andrew Nkea “Hirësia e Tij do të kremtojë një Meshë pontifikale në katedralen metropolitane Saint-Joseph, të diel, më 31 janar 2021.

Gjatë kremtimit - pohon imzot Andrew - do të vërë mbi supet e personit tim të padenjë, Paliumin, shenjë e kryeipeshkvit metropolitan të provincës kishtare të Bamendës” – siç saktësohet në këtë dokument  të datuar 13 janar 2021.

16 janar 2021, 11:01