Kërko

Esercizi spirituali Ariccia, 2019.03.15 Esercizi spirituali Ariccia, 2019.03.15  

Pezullohen Ushtrimet Shpirtërore tё Papёs e të Kuries Romake për Krezhmë

Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake nё program për kohën liturgjike të Krezhmëve, pranë qendrёs ‘Casa Divin Maestro’ në Ariccia, afёr Romёs, janë pezulluar pёr shkak tё situatёs sё krijuar nga Covid.19. Kёshtu njofon sot Zyra e Shtypit të Selisë së Shenjtë.

R.SH. - Vatikan

Duke pasur parasysh vazhdimin e emergjencës aktuale shëndetësore, pёr shkak tё Covid-19, këtë vit nuk do të jetë e mundur t’i kalojmё e jetojmë në bashkësi Ushtrimet Shpirtërore të Kuries Romake të kohës liturgjike të Krezhmëve,  në program pranë qendrёs ‘Casa Divin Maestro’ në Ariccia, afër Romës.

Prandaj, Ati i Shenjtë Françesku i fton Kardinajët që banojnё në Romë, Kryetarët e Dikastereve tё Selisё sё Shenjtё dhe Eprorët e Kuries Romake t’i sigurojnё e programojnё Ushtrimet Shpirtёrore nё mёnyrё personale, duke u tërhequr në lutje, nga pasditja e së Dielës sё 21 deri të Premten e 26 shkurtit tё ardhshёm. Gjatё kёsaj jave, do të pezullohen të gjitha angazhimet e Atit të Shenjtë Bergoglio, duke përfshirë Audiencёn e Përgjithshëm të mërkurën e 24 shkurtit.

20 janar 2021, 12:24