Kërko

2019.12.11 Inaugurazione di due nuovi centri al Bambino Gesù 2019.12.11 Inaugurazione di due nuovi centri al Bambino Gesù 

Vatikan: Parolin e konfirmon Enoc në spitalin e Krishtit Fëmijë

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, e emëroi Mariella Enoc kryetare të administratës së Spitalit Pediatrik Bambino Gesu’ edhe për tri vjetët e ardhshme.

R.SH. - Vatikan

Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, “mbi bazën e pushtetit të dhënë nga Shenjtëria e tij, Papa Françesku”, e emëroi Mariella Enoc kryetare të administratës së Spitalit Pediatrik Bambino Gesu’ edhe për tri vjetët e ardhshme.

Konfirmimi arrin nga Selia e Shenjtë me një komunikim zyrtar, që iu dorëzua personalisht presidentes Enoc - e përmes saj, edhe bashkësisë së spitalit - qysh në nëntor 2020, drejtpërdrejt nga kardinali Parolin, në marrëveshje me Papën Françesku. Mandati i kryetares Enoc, që është në këtë detyrë që nga viti 2017, u rinovua së pari në vitin 2017.

“Vendimi i Selisë së Shenjtë - deklaroi Mariella Enoc - është shenjë nderimi për punën e spitalit gjatë këtyre viteve të fundit. Kjo  na kënaq të gjithëve, e mua, personalisht, më gëzon pa masë. Po jetojmë të gjithë disa çaste tejet të vështira lidhur me pandeminë, por unë jam e sigurt se do ta përballojmë edhe këtë sfidë, të papërfytyrueshme deri pak kohë më parë. Këto ditë do të punojmë për të realizuar një projekt strategjik, i cili mund të ketë lidhje me ardhmërinë e spitalit, që t’ia ruajmë edhe në vijim vlerën e tij të madhe, sa për mjekimin, aq edhe për kërkimin shkencor”.

11 janar 2021, 16:14