Kërko

Vatican News
2020.04.16 CARITAS INTERNATIONALIS 2020.04.16 CARITAS INTERNATIONALIS 

Papa: tё ndihmojmë njёri tjetrin pёr tё mposhtur mjerimin

Papa: “Zoti e mposht të keqen e botës duke e marrë mbi vete. Kjo ёshtë edhe mënyra më të cilën ne mund t'i ndihmojnë të tjerët tё shpëtojnë nga mjerimi: jo duke gjykuar, jo duke kërcënuar, jo duke shpallur se çfarë të bëjmë, por duke u bërë të afërt njёri me tjetrin, duke bashkë-vuajtur, duke ndarë sё bashku dashurinë e Zotit”.

R. SH. - Vatikan

“Zoti e mposht të keqen e botës duke e marrë mbi vete. Kjo ёshtë edhe mënyra më të cilën ne mund t'i ndihmojnë të tjerët tё shpëtojnë nga mjerimi: jo duke gjykuar, jo duke kërcënuar, jo duke shpallur se çfarë të bëjmë, por duke u bërë të afërt njёri me tjetrin, duke bashkë-vuajtur, duke ndarë sё bashku dashurinë e Zotit”. Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, sot 14 janar 2021, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Sipas Papёs Françesku, ekziston një lidhje e qartë ndërmjet ndihmës e mëshirës për të tjerët dhe mëshirës hyjnore: “Mëshira e Zotit ndaj nesh lidhet me mëshirën tonë ndaj të afërmit; kur kjo mungon, edhe ajo tjetra nuk gjen vend në zemrën tonë të mbyllur, nuk mund të hyjë. Nëse nuk ia hap portat e zemrës të varfërve, ajo portë mbetet e mbyllur edhe për Zotin e kjo është e tmerrshme”. Kёshtu pati pohuar gjatё audiencës sё përgjithshme tё 18 majit 2016, duke u nisur  nga Ungjilli i grykësit të pasur dhe i Lazrit të varfër, për të vënë në dukje lidhjen ndërmjet mëshirës, varfërisë e Gjykimit të Mbramë. Injorimi tё varfёrve ёshtё përbuzej pёr Zotin, pohoi me atё rast Papa Bergoglio.

14 janar 2021, 13:42