Kërko

Papa Francesco e colomba Papa Francesco e colomba 

Papa: duam një botë pa armë bërthamore

Papa: Inkurajoj fuqimisht të gjitha shtetet dhe të gjithë njerëzit të punojnë me vendosmëri për të promovuar kushtet e nevojshme për një botë pa armë bërthamore, duke kontribuar në përparimin e mbёshtetjen e #paqës dhe tё bashkëpunimit shumëpalësh, për të cilin njerëzimi sot ka kaq shumë nevojë.

R.SH. - Vatikan

"Inkurajoj fuqimisht të gjitha shtetet dhe të gjithë njerëzit të punojnë me vendosmëri për të promovuar kushtet e nevojshme për një botë pa armë bërthamore, duke kontribuar në përparimin e mbёshtetjen e #paqës dhe tё bashkëpunimit shumëpalësh, për të cilin njerëzimi sot ka kaq shumë nevojë". Kёshtu pohon Papa Françesku nё njё tweet, botuar nё faqen e internetit @Pontifex, sot mё 22 janar, ditёn kur hyn në fuqi Traktatit për Ndalimin e Armëve Bërthamore.

Lutja pёr bashkimin e plotë dhe të dukshëm

"Në këtë kohë të vështirësive serioze, # lutja është edhe më e nevojshme që uniteti të mbizotërojë mbi konfliktet. Pёr kёtё është themelor shembulli ynë i mirë: është thelbësore që të krishterët të vazhdojnë udhëtimin drejt bashkimit të plotë dhe të dukshëm. # Bashkimiitëkrishterëve". Kёshtu pohon Papa Françesku nё tweetin e dytё tё 22 janarit, botuar gjithnjё nё faqen e interentit @Pontifex, kushtuar Javёs sё Lutjes pёr Bashkimin e tё Krishterёve qё filloi tё dielёn e kaluar mё 18 janar e do tё pёrfundojё tё hёnёn e ardhshme mё 25 janar.

22 janar 2021, 16:49