Kërko

Vatican News

Shqipëri, Nunci Apostolik imzot Luigi Bonazzi prezantohet nё Tiranё

Mё 10 janar, nё festën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit, nё bashkёkremtim tё Meshës, me pjesëmarrjen e Episkopatit tё Kishёs katolike tё Shqipërisë, në Katedralen e Shёn Palit Apostull nё kryeqytet, kryeipeshkvi imzot Luigi Bonazzi u prezantua para popullit tё Zotit nё Tiranё si Nunc i ri Apostolik nё Republikën e Shqipërisë.

R.SH. - Vatikan

Mё 10 janar, nё festën e Pagëzimit tё Jezu Krishtit, pёrmes bashkёkremtimit solemn tё Meshës, me pjesëmarrjen e Episkopatit tё Kishёs katolike tё Shqipërisë, në Katedralen e Shёn Palit Apostull nё kryeqytet, kryeipeshkvi imzot Luigi Bonazzi u prezantua para popullit tё Zotit nё Tiranё si Nunc i ri Apostolik nё Republikën e ShqipërisëAi qe emëruar nga Papa Françesku mё 10 dhjetor 2020 si përfaqësues diplomatik i Selisё sё Shenjtë në Shqipëri.

Imzot Luigi  Bonazzi, nё përshëndetjen e tij mes tjerash, pohoi se ёshtё i lumtur qё gjendet nё njё vend tё veçantё siç ёshtё Shqipëria, u përcolli shqiptarëve përshëndetjen dhe bekimin e Papës Françesku, me nxitje për  Kishës Katolike qё tё jetё nё shёrbim tё familjes, nё shёrbim ndaj më të dobëtëve tё shoqërisë dhe tё punojё pёr afërmin e bashkimin me njëri-tjetrin.

Mirëseardhjen dhe urimin pёr fillimin e misionit diplomatik, në pritje të paraqitjes së Letrave Kredenciale pranë Presidencës së Republikës së Shqiperisë, nё emër tё Papёs e tё Selisё sё Shenjtë nё Tiranë, nё emër tё mbarё Kishёs katolike tё vendit, e bёri Presidenti i Konferencës Ipeshkёvnore Katolike tё Shqipërisë, imzot George Frendo.

11 janar 2021, 10:11