Kërko

Vatican News
Nis vaksinimi në Vatikan Nis vaksinimi në Vatikan  (AFP or licensors)

Nis fushata e vaksinimit në Vatikan

Që sot edhe në Shtetin e Vatikanit nis vaksinimi për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Vaksinohen të parët, kategoritë më të rrezikuara dhe të moshuarit.

R. SH. - Vatikan

Pranë tremes të Sallës së Palit VI, në Qytetin e Vatikanit, nisi sot fushata  e vaksinimit kundër Covid-19. E pohoi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, drejtori i Sallës vatikanase të  Shtypit, Matteo Bruni. Së pari - siç komunikoi Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Higjienës e Guvernatoratit - do të vaksinohen personeli shëndetësor dhe ai i sigurimit publik, të moshuarit dhe personeli në kontakt të ngushtë me publikun.

Do të vaksinohen qytetarët, punonjësit dhe pensionistët, por edhe familjarët e tyre, që kanë asistencën e FAS (Fondit të Asistencës Shëndetësore). Fushata është me bazë plotësisht vullnetare. Tani për tani përjashtohen nga vaksinimi të miturit dhe të rinjtë deri në moshën 18 vjeç, sepse nuk janë bërë ende studime, që e përfshijnë edhe këtë brezni. 

13 janar 2021, 15:27