Kërko

Jezusi me dishepuj Jezusi me dishepuj 

Të falënderoj, o Zot, për Vitin e Ri!

Të falënderoj, o Zot,/më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura,/të një viti të ri./Koha para meje/është libër me faqe të bardha/ ku unë do të shkruaj:/ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë,/e mirë, e bukur, e vërtetë;/që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër,/të jetë i denjë për t’u lexuar prej teje.

R.SH. - Vatikan

Lutje për Vitin e Ri.

Të falënderoj, o Zot,
më dhe hirin të shkel në shtigjet e pashkelura,
të një viti të ri.

Koha para meje
është libër me faqe të bardha
ku unë do të shkruaj:
ndihmomë të shkruaj ç’është e drejtë,
e mirë, e bukur, e vërtetë;
që Viti im i ri, kur të bëhet Vit i vjetër,
të jetë i denjë për t’u lexuar prej teje.

Më mbaj ndër krahë
çdo ditë të këtij viti,
që drita e fytyrës sate,
të ndriçojë mbi timen.

Më mbaj në krahë
si të mbajti ty Maria
që të mos më pengohet këmba
e zemra lodhje të mos ndjejë.

Më merr ndër krahë,
e kështu çdo ditë
t’i besoj gëzimet
por dhe ligështitë
që rëndë peshojnë mbi shpirt.

 Më merr, si Maria, e Viti,
i ri do të mbetet gjithnjë
deri në ditë të fundit,
kur ndërrohen kalendarët!

01 janar 2021, 15:39