Kërko

Vatican News

Covid, ndryshohet riti i Përhimjes

Kongregata për Kultin Hyjnor botoi një notë, në të cilën përcakton procedurën, që duhet të ndjekin meshtarët gjatë kremtimit, i cili hap Kreshmët: ata do të kenë maskë e formula e Përhimjes do të thuhet vetëm një herë

R.SH. - Vatikan

Gjendja shëndetësore e shkaktuar nga koronavirusi vazhdon të kërkojë ndryshime, që pasqyrohen edhe në liturgji. Duke pasur parasysh fillimin e Kreshmëve të këtij viti, të Mërkurën e Përhime, më 17 shkurt, Kongregata për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve, në faqen e saj të internetit, njofton për dispozitat, që duhet të respektojnë meshtarët gjatë ritit të Përhimjes.

Pasi të bekojë hirin dhe pasi ta ketë spërkatur me ujë të bekuar, meshtari – vërehet në notë - u drejtohet të pranishmëve duke thënë “një herë të vetme, për të gjithë, formulën e Mesharit Romak: ‘Kthehuni dhe besojini Ungjillit’, ose ‘Kujtohu, o njeri, se je pluhur e pluhur do të bëhesh’”.

Më tej, vijon nota, “meshtari dezinfekton duart dhe vë maskën për të mbrojtur hundën dhe gojën, pastaj, u vë hirin mbi krye atyre, që afrohen ose, nëse duhet, ai vetë u afrohet atyre, që rrinë në këmbë, në vendin e vet”. Meshtari, përfundon nota, “merr hirin dhe e lë të bjerë mbi kryet e secilit, pa thënë asgjë”.

12 janar 2021, 15:59