Kërko

Vespri e Te Deum Visita presepio Piazza San Pietro, 2019.12.31 Vespri e Te Deum Visita presepio Piazza San Pietro, 2019.12.31  

Te Deum i Papёs Françesku, lutja falënderimit akti i fundit i vitit

Mё 31 dhjetor pasdite Papa kryeson Mbrёmbёsoren e Parë të Solemnitetit të Shenjueshmes Mari Nënë e Zotit, qё përfundon me himnin e krishterë Te Deum për vitin e kaluar të shënuar nga Covid.

R.SH. - Vatikan

Një vit  ky që po mbyllet me pasigurinë globale dhe frikën me të cilën filloi, me vuajtjet e shkaktuara gjatë kёtyre muajve, pikёrisht për këtë arsye kemi nevojë t'ia besojmë gjithçka qiellit. Në një farё mënyre, lutja e thjeshtё e Te Deum, me gjestet dhe tiparet e traditës sё solemnitetit, që Papa do të kryesojë pasditen e 31 dhjetort në ora 17.00 në Bazilikёn e Shën Pjetrin, përmbanё të gjitha lutjet e Te Deumeve që do të këndohet në Kishat e mbarё botës, në pёrfundim të dymbëdhjetë muajve të vitit 2020 të kushtëzuar rëndë nga pandemia e koronavisurit.

Te Deum 2020

Kënga e falënderimit Te Deum, e cila më 31 dhjetor kremtohet gjatё Mbrёmёsores sё Parë të Solemnitetit të Shenjtueshmes Mari Nënë e Zotit, e shoqëron jetën e Kishës edhe në raste të tjera të mëdha - në Kapelën Sistine pas zgjedhjes së Papës së ri, para se të shpërndahet Konklava ose në përfundim të një Koncili Kishtar - do ta kryesohet nga Papa Françeskun në altarin e Katedrёs nё bazilikёn e Shёn Pjetёr nё Vatikan, gjatё sё cilёs Ati i Shenjtё Bergoglio do tё kryejё një akt nderimi ndaj Jezusit Fëmijë në fillim dhe në fund të ritit. Në pёrfundim të lutjes sё Mbrёmёsores do të ketë një ardhurim të  tё Shenjtueshmit Sakramentit të Eukaristisё, nё heshtje. Atëherë, do tё lartohet kënga e Te Deum e Papa do të japë Bekimin me tё Shenjtueshmin Sakramentin.

Historia e vogël e një kënge antike

Sot, specialistët ia atribuojnë pёrpilimin përfundimtar të lutjes ‘Te Deum’ Niketёs, ipeshkvit të Remesianёs, në fund të shekullit të IV, ndërsa më parë autori saj konsiderohej Shën Qipriani i Kartagjenës. Nga ana tjetër, nuk do të kishte asnjë bazë historike teza, sipas së cilës mendohet se Te Deum vjen nga një kronikë milaneze e shekullit të XI, e cila i atribuohet në mënyrë të gabuar ipeshkvit Daçio - se Te Deum u këndua nga Shёn Ambrozi e Shёn Agostini në ditën e pagëzimit të këtij të fundit, që u mbajt në Milano në vitin 386.

"Te Deum, laudeamus" - "Ty Zot të lavdërojmë".

Latinisht

Te Deum laudámus:

te Dóminum confitémur.

Te ætérnum Patrem,

omnis terra venerátur.

Tibi omnes ángeli,

tibi cæli

et univérsæ potestátes:

tibi chérubim et séraphim

incessábili voce proclámant:

Sanctus, Sanctus, Sanctus,

Dóminus Deus Sábaoth.

Pleni sunt cæli et terra

maiestátis glóriæ tuæ.

Te gloriósus

apostolòrum chorus,

te prophetárum

laudábilis númerus,

te mártyrum candidátus

laudat exércitus.

Te per orbem terrárum

sancta confitétur Ecclésia,

Patrem imménsæ maiestátis;

venerándum tuum verum

et únicum Fílium;

Sanctum quoque

Paráclitum Spíritum.

Tu rex glóriæ, Christe.

Tu Patris sempitérnus es Filius.

Tu, ad liberándum susceptúrus hóminem,

non horrúisti Virginis úterum.

Tu, devícto mortis acúleo,

aperuísti credéntibus regna cælórum.

Tu ad déxteram Dei sedes,

in glória Patris.

Iudex créderis esse ventúrus.

Te ergo quǽsumus,

tuis fámulis súbveni,

quos pretióso sánguine redemísti.

Ætérna fac cum sanctis tuis

in glória numerári.

Salvum fac pópulum tuum, Dómine,

et bénedic hereditáti tuæ.

Et rege eos, et extólle illos

usque in ætérnum.

Per síngulos dies benedícimus te;

et laudámus nomen tuum

in sǽculum, et in sǽculum sǽculi.

Dignáre, Dómine,

die isto sine peccáto nos custodíre.

Miserére nostri, Dómine, miserére nostri.

Fiat misericórdia tua,

Dómine, super nos,

quemádmodum sperávimus in te.

In te, Dómine, sperávi:

non confúndar in ætérnum.

 

Përkthimi  'Te Deum-it' në shqipen zyrtare

Ne të lavdërojmë, o Hy,

Të shpallim Zot.

O Atë i amshuar, toka mbarë të adhuron.

Ty të këndojnë Engjëjt,

E mbarë Pushtetet qiellore:

 Shenjt, Shenjt, Shenjt,

Zoti Hyji i gjithësisë.

Qielli e toka janë plot me lumni tënde.

Të brohoret kori i Apostujve,

Radha e ndritshme e martirëve,

Profetët njëzëri të lavdërojnë,

E Kisha Shenjte shpall lumninë tënde,

Birin tënd të vetëm adhuron

E Shpirtin Shenjt ngushëllues.

O Krisht, mbret i lumturisë,

Bir i amshuar i Atit,

Ti linde nga Virgjëra Nënë për shëlbim të njeriut.

Ngadhënjyes mbi vdekjen,

Ia hape portat e qiellit besimtarëve.

Ti rri në të djathën e Atit,

Do të vish të gjykosh botën në fundin e kohëve.

Ndihmoi bijtë e tu, o Zot,

Që i shpërbleve me gjakun tënd të çmuar.

Pranoi në lumninë tënde,

Në tubimin e shenjtorëve.

Shpëtoje popullin tënd, o Zot,

Priji e mbroji bijtë tu.

Çdo ditë të bekojmë,

Lavdërojmë përgjithmonë emrin tënd.

Denjohu, o Zot,

Të na ruash pa mëkat.

Me ne qoftë gjithmonë mëshira jote:

Në ty shpresuam.

Mëshirë, o Zot, mëshirë për ne.

Ti je shpresa jonë

S’ do të jemi të pështjelluar në amshim!

 

Varianti i parë gegnisht

Ty, o Zot, të levdojmë, Ty të madhnojmë, o Zot.

Ty, Atë i amshuem, mbarë bota të nderon.

Ty të këndojnë gjithë Engjujt,

Ty Qiella e të gjith Pushtetet:

Ty Kerubinat e Serafinat të këndojnë pa pushim:

Shêjt, Shêjt, Shêjt âsht Zoti, Hyu i ushtrive.

Qiella e toka janë plot me lumni tande.

Ty t’levdon vallja e lumnueshme e Apostujve.

Ty çeta e levdueshme e Profetve.

Ty t’levdon urdia e kandritun e Martirve.

Ty t’dishmon Kisha shêjte në tanë boten:

Nji të vetmin Birin tand adhron,

 E Shpirtin Shêjt ngushlluesin.

Ti je, o Krisht, Mbreti i lumnisë.

Ti Biri i amshuem i Atit.

Ti, per me krye librimin e njerzve,

 nuk e perbuze krahnorin e nji Vashe;

Ti, mbasi e ndrydhe fuqinë e dekës,

u çile besimtarve Mbretninë e Qiellve.

Ti rrin ne e djathten e Zotit, në lumninë e Atit.

Prej kah besojmë se ke me ardhë porsi gjyqtar.

Ty pra po të lutemi: Eja në ndihmë të shërbtorve tú,

qi Ti i shpërbleve me Gjakun Tand të paçmueshem.

Bân qi të kemi pjesë me Shêjten tú

në lumninë e amshueshme.

Pështoje, o Zot, popullin tand e bekoje trashigimin tand.

E drejtoi këta e naltoi deri n’amshim.

Na të bekojmë Ty  ditë per ditë.

E e levdojmë emnin tand per shekuj të shekujve.

Denjou, o Zot, me na ruejtë pa asnji mëkat.

Të keshë dhimbë për ne, o Zot: të keshë dhimbë për ne.

U reshtë, o Zot, mishrira jote permbi ne,

njashtu si shpresuem në Ty.

Në Ty, o Zot, kam shpresue:

s’ do të mes kurrë i topitun!

30 dhjetor 2020, 20:51