Kërko

2019.12.20 Predica d'Avvento 2019.12.20 Predica d'Avvento 

Predikimet e Ardhjes nё prani tё Papёs nё sallёn Pali VI mbahen nga At Cantalamessa

I janё besuar kardinalit të ri e Predikatarit të Shtёpisё Papnore, Raniero Cantalamessa, meditimet, në prani të Papës, që do të kenë si temë: “Na mëso t’i njehim ditët tona qё zemra jonё dijes t’ia mbёrrijё " (Psalmi 90, 12). Zgjedhja e Sallës Pali VI nё Vatikan si vend i mbajtjes sё predikimeve tё kohёs sё Ardhjes ёshtё për shkak të pandemisë dhe distancës së nevojshme midis pjesëmarrësve.

R.SH. - Vatikan

Duke filluar nga e premtja e ardhshme, mё 4 dhjetor, në Sallën Pali VI nё Vatikan, në ora 9.00, do të fillojnë meditimet për kohёn liturgjike tё Ardhjes në praninë e Papës e tё anëtarëve tё Kuries Romake. Kёshtu njofton Prefektura e Shtëpisë Papnore. Meditimet e kohёs sё Ardhjes qё paparin Krishtlindjen do të mbahen nga Predikatari i Shtëpisë Papnore, kardinali i sapozgjedhur at Raniero Cantalamessa françeskan kapuçin, sivjet mbi temën: "Na mëso t’i njehim ditët tona qё zemra jonё dijes t’ia mbёrrijё” marrë nga Psalmi 90, 12.

Që nga 23 qershori 1980 kur Papa Gjon Pali II e zgjodhi at Cantalamessa si predikues, frati  kapuçin, prandaj vazhdon në rrugën e misionit tё tij. Vlerësimi me kalimin e kohës nga tre papë, siç pohoi at Cantalamessa gjatё një interviste të kohëve fundit me mikrofonët e Radio Vatikanit – Vatican News, është një arsye për admirim: "Të mendosh - tha frati  kapuçin - se një Papë si Gjon Pali II, Benedikti e edhe Françesku tё gjejnё kohën për të dëgjuar një frat të varfër e të thjeshtë kapuçin, është një shembull që ata ia japin mbarë Kishës, një shembull vlerësimi e dashurie për Fjalën e Zotit. Në një farё kuptimi, janë pikërisht ata që më predikojnë mua".

Vendi i zgjedhur këtë vit për tre meditimet e dhjetorit në përgatitje të Krishtlindjes është, pra, Salla Pali VI, sepse, shpjegon Prefektura e Shtëpisë Papnore, ky vend i përgjigjet nevojës për të garantuar distancën e duhur ndёrmjet pjesëmarrësve e kёshtu marrjen e masave parandaluese kundër Covid.

Në meditimet e kohёs liturgjike kishtare tё Ardhjes janë të ftuar tё marrin pjesё kardinajtë, kryeipeshkvijtë, ipeshkvijtë, prelatët e Familjes Papnore, punonjësit e Kuries Romake dhe tё Vikariatit tё Romës, Eprorët e Përgjithshëm ose Prokurorët e Urdhrave Rregulltarë që i përkasin Kapelës Papnore.

Kalendari i predikimeve ndjek kalendarin e kohёs kishtare tё Ardhjes, kёshtu fillon me javёn e parë, mё 4 dhjetor, pastaj vijon me javën e dytë, tё premten mё 11 dhjetor e, dhe pёrfundon me javёn e tretё, tё premten mё 18 dhjetor, gjithnjë në ora 9:00.

02 dhjetor 2020, 09:39