Kërko

Natività Gesù Bambino, Adorazione dei pastori  Natività Gesù Bambino, Adorazione dei pastori  

Papa: pranë grazhit të Betlehemit tё gjithë puqën te Jezusi

“Ndërsa rrënimi i njeriut vjen nga se çdonjëri shkon udhës së vet, në #grazhd të Betlehemit tё gjithë puqën te Jezusi, Princi i paqes në natën e botës”. Kёshtu pohon Papa Françesku, nё njё tweet, sot mё 28 dhjetor 2020.

R.SH. - Vatikan

“Ndërsa rrënimi i njeriut vjen nga se çdonjëri shkon udhës së vet, në #grazhd të Betlehemit tё gjithë puqën te Jezusi, Princi i paqes në natën e botës”. Kёshtu pohon Papa Françesku, nё njё tweet, sot mё 28 dhjetor 2020, duke na treguar edhe njё herё se Krishtlindja ka posaçërisht shijen e shpresës, sepse, pavarësisht nga terrinat tona njerёzore, drita e Zotit shkëlqen.

Drita e Hyjnore e fisme e grazhdit të Betlehemit nuk të ngjall frikë, është Dritë e Jezusit Hyj. Ta lëmë Foshnjën e grazhdit të na flasë nga kashta,  sepse Zoti, i dashuruar me ne, na tërheq me njomësinë e vet prej Foshnjeje, duke lindur, në grazhd të Betlehemit, i varfër e i brishtë mes nesh, si njëri nga ne. Ta kundrojmë dashurinë e Tij të përvujtë e të pafundme, t’i themi thjesht faleminderit që e bëre gjithë këtë për ne.

“Jezusi lind në Betlehem, që do të thotë ‘shtëpia e bukës’. Duket, kështu, sikur dëshiron të na thotë se po lind si bukë për ne tё gjithё: se vjen në jetë, për të na dhënë jetën e Tij; vjen në botën tonë, për të na sjellë dashurinë e Tij. Nuk vjen të përlajë, as të komandojë, por të ushqejë e të shërbejë. Kështu është një fill i drejtpërdrejt, që lidh grazhdin e Betlehemit me kryqin, ku Jezusi do të jetë bukë e thyer; është filli, i cili e lidh drejtpërdrejt dashurinë, që dhurohet me atë, që shëlbon, që i jep dritë jetës sonë e paqe zemrave tona”, pati pohuar Papa Françesku  në Meshën e Natës së Krishtlindjes, kremtuar në Shën Pjetër mё 24 dhjetor 2016.

28 dhjetor 2020, 15:15