Kërko

Tampone anti Covid Tampone anti Covid 

Papa dhuron 4000 tampone për njerëzit e pastrehë të Romës

Papa Françesku edhe një herë Papa mendon “për të vegjlit”, për njerëzit e pastrehë të Romës, dhuratë nga Sllovakia - të përdoren në favor të të pastrehëve të kryeqytetit.

R.SH. - Vatikan

Edhe një herë Papa Françesku mendon “për të vegjlit”, për njerëzit e pastrehë të Romës. Falë angazhimit të Lëmoshtarisë Apostolike, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Solidare IFO San Gallicano e në marrëveshje me Roma Capitale, deshi që 4000 tampone, dhuratë nga Sllovakia - të përdoren në favor të të pastrehëve të kryeqytetit.

Falënderimi për Papën dhe lëmoshtarin Krajewski

Një falënderim i ngrohtë për Papën Françesku arrin nga Instituti i Mjekësisë Solidare Onlus (IMES), i cili prej 17 vjetësh angazhohet për t’iu kundërvënë sëmundjes së varfërisë e për të përmirësuar shëndetin e njerëzve, që shoqëria i quan të pafat. Por mirënjohje shprehet edhe për kardinalin Konrad Krajewski “që bën gjithçka mund të bëhet në mbrojtje të të varfërve - lexohet në komunikatën e IMES - duke përfshirë edhe diagnostikimin për Covidin, që bëri të mundur “mirëpritjen në strukturat kushtuar njerëzve të udhës”.  

25 dhjetor 2020, 17:07