Kërko

Papa Françesku, 84 vjeç me botën në zemër

Urimet për ditëlindjen e Papës mbërrijnë nga tё katёr anёt e botёs. Një mozaik urimesh të përzemërta pёr Papën në vitin dramatik të pandemisë. Një video propozon, si një album fotografik, momentet më të bukura e intensive të Papnisё, buzëqeshjet, përqafimet dhe afërsinë e një kohe që tani duket e largët në mënyrë që bota t'i gjejë sërish sa më shpejt të jetë e mundur.

R.SH. - Vatikan

I pyetur nga Vatican News, drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni, informon se "Papa Françesku e kremton këtë festë tё ditëlindjes sё tij me mirënjohje e thjeshtësi, si në vitet e kaluara, në lutje dhe me personat me të cilët bashkёndan vendbanimin e tij në shtëpinë e Shёn Martës nё Vatikan.

Të varfërit përmes Lëmoshëtarisё Apostolike, - shtoi drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit -, i kanё dhuruan Papёs luledielli, të cilat e zbukurojnë Kapelën dhe tё Shenjtueshmin Sakrament tё Eukaristisё në Shtëpinë e Shёn Martës e na kujtojnë nevojën për ta orientuar jetën tonë gjithmonë drejt Zotit, të pranishëm në më të brishtët".

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni shton se Papa "do të dërgojë sot 4 ventilatorë të mushkërive në Venezuelë, veçanërisht për fëmijët që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive".

17 dhjetor 2020, 13:00