Kërko

Vatican News
CHRISTMAS-SEASON/BETHLEHEM CHRISTMAS-SEASON/BETHLEHEM 

Krishtlindje, Pizzaballa: ta mundim frikën, duke e parë me sytë e Jezusit

Të kremtosh Krishtlindjen, do të thotë të besosh në lindjen e Krishtit e në praninë e tij. Kështu shkroi, në mesazhin e tij të Krishtlindjes, patriarku latin i Jeruzalemit, imzot Pierbattista Pizzaballa

R.SH. - Vatikan

Nëse sivjet pandemia e Covid-19 ndikoi fuqimisht mbi jetën civile e fetare, duke shkaktuar frikë, duke përmbysur çdo plan, duke  çorientuar gjithkënd, Zoti vijon t’i tregojë njeriut shenjat e Tij. Këtë, thënë përmbledhtas,  theksoi në Mesazhin e tij për Krishtlindje patriarku latin i Jeruzalemit, Pierbattista Pizzaballa, duke kujtuar  se “shenjat që i çon Zoti njeriut, shenjat e pranisë së Tij, të forcës së mbretërisë së Tij, mund të shihen vetëm me sytë e shpirtit.

E shenja kryesore - shton Patriarku Pierbattista Pizzaballa - është Jezusi - Foshnja e grazhdit, që mund t’i kalojmë pranë e të mos e vërejmë fare, sepse jemi të zënë me frikën tonë, me ankthin tonë e, të mbyllur siç jemi në mendimet tona njerëzore, mund t’i kalojmë pranë pa e parë fare. Atëhere? Ç’duhet bërë? “Duhet ta lëmë Shpirtin Shenjt të na prijë, si u pati prirë barinjve, kah Shpella, kah Zoti, kah shëlbimi!”.

26 dhjetor 2020, 12:27