Kërko

Vatican News
2019.12.04 Ossana  2019.12.04 Ossana  

24 mendime për Kohën e Ardhjes: e Hëna e javës së IV të Kohës së Ardhjes

Në përkim me fjalët e Papës në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, po kujtojmë disa nga lirikat që letërsia e krishterë shqipe ia kushtoi çastit madhor, kur Zoja iu përgjigj Engjëllit Lajmëtar me atë “po”, që ia ndryshoi rrjedhën historisë së njerëzimit. Një tubë me vargje të zgjedhura nga poetët tanë të shquar, që trajtuan këtë temë: Atë Variboba, Atë De Martino, Atë Fishta, Don Bytyqi, Atë Prennushi, Atë Meshkalla.

R.SH. - Vatikan

Në përkim me fjalët e Papës në lutjen e djeshme të Engjëllit të Tënzot, po  kujtojmë, të hënën e katërt e të fundit të rubrikës 24 mendime për Kohën e Ardhjes”, disa nga lirikat që letërsia e krishterë shqipe ia kushtoi çastit madhor, kur Zoja iu përgjigj Engjëllit Lajmëtar me atë “po”, që ia ndryshoi rrjedhën historisë së njerëzimit. Më poshtë, një tubë me vargje të zgjedhura nga poetët tanë të shquar, që trajtuan këtë temë: Atë Variboba, Atë De Martino, Atë Fishta, Don Bytyqi, Atë Prennushi, Atë Meshkalla.

N’se kangët e Krishtlindjes ka me këndue, Arbnori i kshtènë, mâ i mirë në fè forcohet...

“Mâ e madhja ditë e motmotit prap ia mbrrini,

Gjith hije e gjith gazmend po vjen ndër nè;

I Nalti Zot dorën e vet na e shtrini,

U zdryp prej qiellet Fjala e u duk mbi dhè.

Leu Njeri, i shkretë e i vogël si kërthini,

njerin prej zaptit të ferrit me e shpërblè:

Oh, të lumët na, qi jetën na përtrini,

Mjer kush s’i din të mirat e ksajë Fè !

...      ...      ...       ...      ...       ...      ...

N’se kangët e Krishtlindjes ka me këndue,

Arbnori i kshtènë, mâ i mirë në fè forcohet,

Me Fè jeton, ani n’at jetë lumnohet !

  - shkruan Atë De Martino në poezinë «Dita e Këshndellave». E Atë Gjergj Fishta në përkthimin mjeshtror të «Këshndellave » të Manzonit, i jep përgjigje pyetjes, që secili ia përsërit vetes vit për vit, kur afrohet festa e madhe: Pse erdhi Krishti mes nesh ?

     Ai erdhi:

Besë të rè me lidhë t’amshueme,

Me xjerrë njatë prè t’pushtueme

Qi ferri e mbante në thoj!

Në vjershën e gjatë me subjekt “Nunciata” Atë Fishta i këndon kështu çastit, kur Engjëlli i solli Marisë, Vashës së Nazaretit, Lajmin e madh të shelbimit:

“Kur qe, hapen dyert e qiellit,

E nji Engjell fletësh s’prarueme,

Tuj u djergë per rreze t’diellit

Kah kto zajet e shemtueme,

Asajë vashë ia behë në shpì,

Edhe i thotë: “Falemi Mrì!

Lajmi i Zotit me ty flet.

Njai, qi n’dorë mban rruzullimin,

Hylli i bardhë premtue Jakobit

T’zin me dà don trashigimin

Bashkë me t’ngratët bijt e robit,

E per Nânë Ai t’kà shenjue,

N’krahnuer t’and per me u mishnue,

Fjalën t’ande qiella e pret!

E ja si i përgjigjet Maria - fjalët e së cilës frymëzuan Don Ndue Bytyqin të shkruajë “Magnificat” - “Zemra ime madhëron Zotin”:

Me gjith fuqijen që ka shpirti i em,

Po e levdoj Zotin, të madhin Zotin t’em.

Me sa fuqi ky shpirti em â gëzue,

Më Zotin të pushtetshem, qi më ka shelbue.

Sherbtore Zotit pse më pà të përvume,

Kan të gjith shekujt mue me më thanë: E lume!

Njimend mbi mue të mëdhaja punë ka bâ,

Zoti i pushtetshem, qi emnin Shejt e ka...

Punoj punë të mëdhaja krahi i djathtë i veti,

Madhshtorët i hupi, mendemdhajt i treti.

Të mdhajt prej së naltit rrotullim i sdrypi,

Prej së poshtit të vogjlit me dorë të vet i hypi.

Me të mira i mbushi të gjith nierzt e ngratë,

I la të pasnit shprazët e me duer thatë...

E ndersa zhvillohej ky dialog ndërmjet Engjëllit e Marisë – shkruan Atë Fishta:

Qe se nisi qiellve kanga,

N’per t’amshuemet tu’ ushtue boka:

Luciferri u struk ndër pranga,

Mâ permallshem lulzoi toka;

E nji rreze e Perendìs

Si kje fjala e Izaìs,

N’krahnuer t’Lumin ia perftoi!...

21 dhjetor 2020, 09:34