Kërko

Biggest Christmas candle in the world in Schlitz Biggest Christmas candle in the world in Schlitz 

24 mendime për Kohën e Ardhjes: dita e IV e Kohës së Ardhjes!

Kalendari është nisur tashmë drejt Shpellës së Betlehemit. Është hapi i së “mërkurës të Kohës së Ardhjes”. I katërti që çon në Jetë.

R.SH. - Vatikan

“Hyrë nëpër portën e ngushtë, sepse e haptë është porta dhe e gjërë udha që çon në humbje, e të shumtë janë ata që hyjnë në të. E e shtrënguar,   ndërkaq, është porta dhe e ngushtë rruga, që çon në jetë; e të paktë janë ata, që e gjejnë” (Mt 7 13-14)

Të paktë, njerëzit, që e gjejnë. Sepse duke ecur, lodhen, koten e i zë terri  e dredhojnë rrugë e vetëm drita mund t’i shpëtojë. Drita, që nis të duket në horizont, në këtë kohë, e cila quhet “e Ardhjes”.

E Kohë e Ardhjes është kur Zoti i do të tjerët përmes teje! Kur të shikon duke ua shtrirë dorën. Atëhere mund të jesh i sigurt se po ecën në rrugën e ngushtë, por që të çon në jetë. I sigurt se Zoti po arrin para teje te Shpella, ku të pret Drita. Që ti e dëshiron këto ditë më shumë se kurrë dhe e kërkon me lutjen e përgjëruar:

“Ktheju, o Zot, ndër zemra! Mos u zemro me ne pse erdhe, e s’të pritëm! Na thirre, e nuk të dëgjuam. Na deshe e nuk na u ngroh zemra nga zjarri i zemrës sate, që digjet flakë nga dashuria për njeriun.

Eja, Zot, ndër ne! Eja përsëri! Ne jemi nisur kah Shpella e do të mblidhemi rishtas rreth Teje, me emrin tënd në gojë, me shpresën e ardhjes sate në zemra! Me durimin e atij që  hyn nëpër portën e shtrënguar dhe ecën nëpër rrugën e ngushtë, ku më kot përgjon vdekja. Sepse është rruga që çon në jetë”.

Eja!

02 dhjetor 2020, 10:43