Kërko

Vatican News
Il nuovo presidente dell'IDI, padre Giuseppe Pusceddu della Congregazione dei Figli dell’Immacolata Concezione Il nuovo presidente dell'IDI, padre Giuseppe Pusceddu della Congregazione dei Figli dell’Immacolata Concezione 

Selia e Shenjtë: atë Pusceddu emërohet kryetar ad interim i Këshillit të administratës së Fondacionit Luigi Maria Monti

Selia e Shenjtë emëroi, më 12 nëntorin e kaluar, atë Giuseppe Pusceddu, epror provincial i Provincës italiane të Kongregatës së Bijëve të Zojës së Papërlyer, kryetar ad interim të Këshillit administrativ të Fondacionit Luigi Maria Monti.

R.SH. - Vatikan

Selia e Shenjtë emëroi, më 12 nëntorin e kaluar, atë Giuseppe Pusceddu, epror provincial i Provincës italiane të Kongregatës së Bijëve të Zojës së Papërlyer, kryetar ad interim të Këshillit administrativ të Fondacionit Luigi Maria Monti i cili, ndërmjet tjerash, është pronar e drejtues i Institutit Dermopatik të Zojës së Papërlyer (Idi-Irccs) të Romës. Njëkohësisht, atë Pusceddu u emërua edhe president i Idi Farmaceutici srl. Njoftimin e jep Salla  vatikanase e Shtypit.

“Në pritje të emërimit të kreut të ri, që do të drejtojë Fondacionin, në vijim të veprimtarisë për përballimin e vështirësive e sfidave të çastit - lexohet në Komunikatë - Atë Pusceddu dhe bashkëpunëtorëve të tij u besohet  kryesisht detyra për t’ia përshtatur sa më shumë Statutin e entes karizmës së të Lumit Luigi M. Monti, nga e cila frymëzohet Fondacioni”. Atë Pusceddu zë vendin e avokatit Antonio Maria Leozappa,  i cili përgëzohet për përkushtimin dhe profesionalitetin e lartë në drejtim të Idi-t dhe të strukturave të tjera të Grupit, si edhe për rezultatet e arritura”. “Selia e Shenjtë, ashtu si më parë - lexohet akoma në notë - do të jetë gjithnjë pranë Fondacionit e do t’i mbështesë dhe veprat e tij, që përtërijnë trashëgiminë e atit Monti përmes kujdesit plot dashuri për njerëzit e vuajtur e vëmendjes për nevojat e tyre”.

16 nëntor 2020, 12:19