Kërko

Kryetari Këshillit Evropian, belgu Charles Michel Kryetari Këshillit Evropian, belgu Charles Michel 

Papa: bisedë me Charles Michel. Coronavirusi dhe lufta kundër ur

Papa: bisedë me Charles Michel. Coronavirusi dhe lufta kundër urrejtjes fetare, ndërmjet temave

R.SH. - Vatikan

Papa sot pati një bisedë telefonike me Kryetarin e Këshillit evropian, belgun Charles Michel: “Gjatë bisedës - bën të ditur Michel përmes një tweet-i - sot paradite diskutuam sesi mund ta përballojmë Covid-in nga një perspektivë e shumanshme, duke u bërë ballë nevojave që kanë njerëzit më të ligshtë. U fol gjithashtu - shpjegon - edhe për luftën e vazhdueshme kundër urrejtjes fetare dhe radikalizimin e saj, duke promovuar dialogun ndërfetar e ndërkulturor”.

Edhe më 11 majin e kaluar Papa pati biseduar me Kryetarin e Këshillit evropian, Charles Michel. E çështja kryesore ishte, e ndoshta do të jetë edhe më 23 nëntorin e ardhshëm, Pandemia e Covid/19 dhe pasojat e saj njerëzore, shoqërore dhe ekonomike. Charles Michel deklaroi: “Bisedova me Papën për një Evropë që lufton kundër Covid-19. Shoqëritë që kujdesen për këtë, duhet të veprojnë me frymën e bashkëpunimit global  duke i bashkuar forcat për vaksinat e terapitë, që të jenë në shërbim të të gjithëve. I mbështesim edhe partnerët tanë më të dëmtuar, posaçërisht Afrikën”.

Ndërmjet argumenteve të diskutuara nga kryetari i Këshillit evropian e Papës Françesku, ishte edhe ai i migrimeve, që kërkon  një bashkëpunim më të ngushtë nga ana e të gjitha shteteve anëtare. Charles  Michel e takoi personalisht Papën Françesku më 25 nëntor 2014 kur, si kryeministër i Belgjikës, në emër të Evropës, e priti gjatë vizitës së tij në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Ish kryeministri belg ishte i pranishëm në Vatikan më 6 maj 2016, kur Papës iu dorëzua  Çmimi Karli i Madh.

Papa pret delegacionin e lojtarëve  të basketbollit dhe sindikatën Nba

Papa Françesku priti sot në audiencë, një delegacion të National Basketball Players Association (Nbpa). Njoftimin e jep Buletini i Sallës së Shtypit  të Selisë së Shenjtë. Në delegacion bënin pjesë pesë lojtarë: italiani Marco Belinelli, Sterling Brown, Kyle Korver, Jonathan Isaac e Anthony Tolliver. Me ta, edhe drejtuesit e della Nbpa, Michele Roberts, Sherrie Deans e Matteo Zuretti. La Nbpa është bashkimi, që përfaqëson të gjithë lojtarët aktualë të basketbollit, profesionistë të National Basketball Association (Nba).

 

23 nëntor 2020, 14:34