Kërko

 Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania Mons Angelo Massafra, arcivescovo di Scutari – Albania 

Massafra: 30-vjetori Meshës parё e 4-vjetori Lumnimit tё Martirëve, nxitje për ndërtimin e Shqipërisë evropiane

Imzot Angelo Massafrën kujton dy ngjarjet e bën thirrje “të japim kontributin tonë për të ndërtuar sot një Shqipëri Evropiane dhe një bashkësi të krishterë me vlerat që jetuar e dëshmuar martirët tanë, të jemi qytetarë të mirë, të ndershëm, të duam vendin e të jemi gurë të gjallë të shoqërisë e të Kishës”.

R.SH. - Vatikan

Kisha katolike në Shqipëri përkujton sot 30-vjetorin e Meshës sё parё të kremtuar nga dom Simon Jubani më 4 nëntor 1990 në varrezat e Shkodrës dhe  4-vjetorin e Lumnimit tё Martirëve, që u kremtuar gjithnjë në Shkodër më 5 nëntor 2016, dy ngjarje të rëndësishme kishtare e kombëtare.

Shënimi i kёtyre dy ngjarjeve kishtaro-kombёtare u bë pranё selisё sё Kryedioqezёs sё Shkodrёs: dje mё 3 nёntornё ora 18.00 tek Salla Kardinal Koliqi, u  mbajt konferenca mbi 30 vjetorin e “Meshёs sё parё”.

Sot mё 4 nёntor, nё ora 16.00,  kremtimi i Meshës solemne nё Katedralen e Shkodrës me pjesëmarrje të Kardinalit Ernest Troshani dhe ipeshkvijve të Kishës katolike tё Shqipërisë. Homelinë e rastit e mbajti kryeipeshkvi Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, që lexoj predikimin e përgatitur nga Presidenti i Konferencës Episkopale të Shqipërisë, Imzot George Frendo, i cili për arsye shëndetësore nuk mundi të merrte pjesë në kremtim.

Pas Meshёs, vijoi procesioni drejt varrezave tё Rrmajve, me lutjen dhe bekimin e mozaikut tё ‘Krishtit tё Ngjallur’ - “Christus vincit” dhe nderimin e Martirëve e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Fe e Demokraci nё Shqipëri.

Mbi domethënien e kësaj dite të veçantë për Kishës katolike dhe shoqërinë në Shqipëri, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News të dëgjojmë Imzot Angelo Massafrën, i cili kujton dy ngjarjet dhe bën thirrje “të japim kontributin tonë për të ndërtuar sot një Shqipëri Evropiane dhe një bashkësi të krishterë me vlerat që jetuar e dëshmuar martirët tanë, të jemi qytetarë të mirë, të ndershëm, të duam vendin e të jemi gurë të gjallë të shoqërisë e të Kishës”. Ta dëgjojmë Imzot Massafrën...

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Radio Vatikanit – Vatican News të dëgjojmë Imzot Angelo Massafrën

Dëshmia e dom Simon Jubanit për Meshën e 4 nëntorit 1990

Po ndalemi, tani, te 30-vjetori i kremtimit të Meshës së parë nga dom Simon Jubani, në varrezat e Shkodrës, në kohën e regjimit komunist, më 4 nëntor 1990, ngjarje që shënoi rënien e diktaturës e rilindjes e lirisë e të demokracisë. Po e kujtojmë këtë ngjarje kishtare, shpirtërore e kombëtare me fjalët e protagonistit, dom Simon Jubanit, nga arkivi i redaksisë shqipe të Radio Vatikanit. Ta dëgjojmë dom Simon Jubanin....

Ta dëgjojmë dom Simon Jubanin
04 nëntor 2020, 11:23