Kërko

Conferenza del World Jewish Congress Conferenza del World Jewish Congress 

Kardinali Koch: të punojmë për drejtësi, solidaritet, pajtim e paqe

Kardinali Koch merr pjesë në një takim, online, me përfaqësuesit e Kongresit Botëror Hebraik. Në fjalën e tij Kardinali Koch deklaroi: "Me trashëgiminë tonë të përbashkët, kemi përgjegjësinë të punojmë së bashku për të mirën e njerëzimit ... të punojmë për drejtësi dhe solidaritet, pajtim e paqe".

R.SH. - Vatikan

Një takim që u mbajt online, më 23 nëntor 2020, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Kongresit Botëror Hebraik (WJC) dhe tё Presidentit e Sekretarit të Komisionit të Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet Fetare me Hebraizmin.

Pjesëmarrësit shprehën një angazhim të fortë për përforcimin e lidhjeve ndёrmjet komuniteteve hebraike dhe katolike në nivelin global, kudo nё botё. Nё Forum përfshiu, ndёrmjetshkëmbimeve të ndryshme, pati edhe një bisedë ndёrmjet Kardinalit Kurt Koch, President i Komisionit tё Vatikanit për Marrëdhëniet Fetare me Hebraizmin dhe Claudio Epelman, Komisarit tё Kongresit Botëror Hebraik (WJC) për Dialogun Ndërfetar e Drejtor Ekzekutiv i Kongresit Hebraik i Amerikës Latine. Në fjalën e tij, Kardinali Koch deklaroi: "Me trashëgiminë tonë të përbashkët, kemi përgjegjësinë të punojmë së bashku për të mirën e njerëzimit ... të punojmë për drejtësi dhe solidaritet, pajtim e paqe".

Kardinali Koch mёtej përmendi kremtimin e kohёve fundit të 55 vjetorit të shpalljes së dokumentit të Koncilit të Dytë të Vatikanit "Nostra ætate" (nr. 4), që trajton marrëdhëniet e Kishës katolike me fetë jo të krishtera, duke ripohuar në kohën e sotme aktuale po atë nderim e atë vullnet për të vijuar dialogun dhe për t’i përballuar së bashku sfidat e botës sonë bashkëkohore. Konferenca u organizua nga Claudio Epelman dhe Norbert Hofmann, SDB, Sekretari i Komisionit të lartpërmendur i Selisё sё Shenjtё për Marrëdhëniet Fetare me Hebraizmin.

26 nëntor 2020, 14:30