Kërko

All Saints' Day in Vila Nova de Gaia All Saints' Day in Vila Nova de Gaia 

Jezus, po shtegtoj në varreza

Po shkoj sot ndër vorre, Jezus,/s’është vend i këndshëm, e di, /më rrënqeth ky vend i heshtur, /ky vend ku ka veç zi. /...Po shkoj për njerëzit që më deshën, /që ishin, por që shkuan, /po shkoj t’u shpreh mirënjohjen/për gjithçka më dhuruan. /Po shkoj t’u çoj një lule/ simbol bukurie që duhet. /Po shkoj të ndez një qirisimbol i zjarrit që s’ shuhet. /Po shkoj të prek një fytyrë/mes kryqave pa fund, /po shkoj të të takoj Ty, / Jezus që vdekjen mund.

R.SH. - Vatikan

Jezus, po shtegtoj në varreza

Po shkoj sot ndër vorre, Jezus,/
s’është vend i këndshëm, e di, /
më rrënqeth ky vend i heshtur, /
ky vend ku ka veç zi. /

E zëri i tmerrshëm i vdekjes
frymon këtu nga çdo plasë,
pëshpërit nga çdo gëmushë,
nga çdo kurorë e çdo rrasë.

Po shkoj për njerëzit që më deshën, /
që ishin, por që shkuan, /
po shkoj t’u shpreh mirënjohjen/
për gjithçka më dhuruan. /

Mirënjohje për kë më dha jetën,
për kë më dha bujarinë,
mirënjohje për kë më fali fenë,
për kë m’ dha për ditë dashurinë.

Një krah më dha, ku u mbështeta,
një fjalë të urtë, ku udhën rigjeta,
më mësoi Lajmin e mirë,
ku gjeta shpresë e hir.

Po shkoj t’u pëshpëris shpresën time.
Po shkoj t’u përsëris se besoj,
në atë jetë mbi të cilën vdekja
askurrë nuk triumfoi.

Se nuk është sëmundja, as morti
që fjalën e fundit e thonë.
Jo unë nuk mund të besoj
se i humba përgjithmonë.

Po shkoj t’u çoj një lule/
simbol bukurie që duhet. /
Po shkoj të ndez një qiri
simbol i zjarrit që s’ shuhet. /

Po shkoj të prek një fytyrë/
mes kryqave pa fund, /
po shkoj të të takoj Ty, /
Jezus që vdekjen mund.

01 nëntor 2020, 17:42