Kërko

Ndjekje e shugurimit të ipeshkvit kinez,  nga Shën Marta Ndjekje e shugurimit të ipeshkvit kinez, nga Shën Marta 

Emërohet një ipeshkëv i ri në Kinë, në kuadrin e Marrëveshjes së Përkohshme

Tomamaso Chen Tianhao do të jetë në krye të dioqezës Qingdao. Drejtori i Sallës së Shtypit, Matteo Bruni pohon: “Të tjerë parashikohen në të ardhmen, ndërsa janë në vijim procese për emërime të reja ipeshkvnore .

R. SH. - Vatikan

Marrëveshja e përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës  Popullore të Kinës po sjell frytet e veta. Një ipeshkëv i ri, i treti pas nënshkrimit të marrëveshjes, në shtator 2018, u emërua dhe u shugurua në bashkim me Pasardhësin e Pjetrit. Lajmin e konfirmon drejtori i Sallës  vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni.

Lidhur me lajmin e shugurimit ipeshkvnor në Qingdao (provinca e Shandong) Bruni pohon: “Mund të konfirmoj se i Nderuari Tommaso CHEN Tinhao është ipeshkvi i tretë i emëruar dhe i shuguruar  në kuadrin e normativës së Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Selisë së Shenjtë  dhe Republikës Popullore Kineze mbi emërimin e ipeshkvijve”.

“Mund të shtoj edhe  se - pohoi më tej, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve - sigurisht në të ardhmen  parashikohen edhe shugurime të tjera  ipeshkvnore, sepse po përgatiten procese të ndryshme për emërime të tjera.

Kujtojmë se Marrëveshja e Përkoshme, e përsëritur javët e kaluara edhe për dy vjet të tjera, nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me marrëdhëniet diplomatike të Selisë së Shenjtë me Kinën, e as me statusin juridik të Kishës katolike kineze ose me marrëdhëniet ndërmjet klerit dhe autoriteteve  të Vendit. Marrëveshja e përkohshme ka të bëjë vetëm me procesin e emërimit të ipeshkvijve, çështje themelore për jetën e Kishës katolike dhe për bashkimin e barinjve të Kishës katolike të Kinës me ipeshkvin e Romës e me ipeshkvijtë e botës.

25 nëntor 2020, 12:04