Kërko

Covid: Vatikan, të dielën tampona falas për të varfërit

Imzot Rino Fisichella prezantoi iniciativat për Ditën e katërt Botërore të të Varfërve qё kremtohet tё Dielёn e ardhshme më 15 nëntor, me Meshën e kremtuar nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit në praninë e rreth njëqind njerëzve. Është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska ​​dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.

R.SH. - Vatikan

Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor për Ungjillëzimin e Ri, prezantoi sot, pranё Zyrën e Shtypit të Vatikanit, iniciativat për Ditën e katërt Botërore të të Varfërve qё kremtohet tё Dielёn e ardhshme më 15 nëntor, me Meshën e kremtuar nga Papa në Bazilikën e Shën Pjetrit në praninë e rreth njëqind njerëzve. Është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska ​​dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.

Në dy javë, janё bërё 50 tampona në ditë. Prandaj, pandemia nuk e ndalon solidaritetin edhe pse ndryshon, pjesërisht, "fytyrën" e shenjave tradicionale që realizohen për këtë rast, si dreka për të varfërit me Papën dhe qendra mjekësore në Sheshin e Shën Pjetrit nё Vatikan, të cilat janë pezulluar. Por do të ketë tamponat falas për të varfërit: s një "shenjë konkrete" që karakterizon Ditën Botërore të të Varfërve e cila do të kremtohet të dielën e ardhshme mё 15 nëntor: kёshtu, pra,njofton Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor për Ungjillëzimin e Ri.

"Në ambulatorin e vendosur nën shtyllat e Sheshit tё Shёn Pjetrit, nё Vatikan, organizuar nga Lёmoshtaria Apostolike, të varfërit që duhet të kenë qasje në bujtinё ose ata që duan të kthehen në atdheun e tyre, kanë mundësinë ta bëjnë tamponin falas", shpjegoi Imzot Fisichella, "ambulatori pёr tё varfrit është i hapur nga ora 8 deri në ora 14 dhe, brenda dy javësh, ka kryer 50 stampona në ditë, përveç vaksinës kundër gripit".

Përkrah të varfërve

Pika shëndetësore hapur, para disa vjetёsh, në Sheshin e Shën Pjetrit, është një nga nismat e shumta, të planifikuara për tё ndihmuar tё varfrit, ёshtë dora e shtrirë e Papës Françesku për të preferuarit e Zotit. Ashtu si në vitet e kaluara, çdo paradite pranё ambulatorit garantohen analizat klinike, nga ora 8.00 deri në orën 12.00, ndërsa vizitat e specializuara, nga ora 9.00 deri më 20.00. Në Sheshin e Shёn Pjetrit shërbejnë falas kardiologë, diabetologë, okulistë dhe radiologë. “Një spital i vërtetë”: kështu e quajti kryetari i Këshillit Papnor për Nxitjen e Ungjillizimit të Ri, imzot Rino Fisichella, duke folur për nisma tё shumat për Ditën Botërore të të Varfërve.

12 nëntor 2020, 14:48