Kërko

Bambini nelle Filippine recitano il rosario come parte della campagna Un milione di bambini recita il rosario dell'Aiuto della Chiesa che Soffre. 2018.10.18 Bambini nelle Filippine recitano il rosario come parte della campagna Un milione di bambini recita il rosario dell'Aiuto della Chiesa che Soffre. 2018.10.18  

Papa: sot një milion fëmijë luten për unitet dhe paqe

Papa: “Ju ftoj të merrni akoma #Rruzaren në dorë dhe të lartoni vështrimin tuaj drejt Zojёs sё Bekuar, shenjë ngushëllimi dhe shprese e sigurt, siç bëjnë sot në mbarë botën një milion fëmijë që luten për unitet dhe paqe. #ChildrenPraying”.

R.SH. - Vatikan

“Ju ftoj të merrni akoma #Rruzaren në dorë dhe të lartoni vështrimin tuaj drejt Zojёs sё Bekuar, shenjë ngushëllimi dhe shprese e sigurt, siç bëjnë sot në mbarë botën një milion fëmijë që luten për unitet dhe paqe. #ChildrenPraying”. Kёshtu pohon Papa Françesku, sot 19 tetor 2020, nё njё tweet, botuar nё faqen e internetit @Pontifex.

Një milion fëmijë lusin Rruzaren

Sot, shkollat ​​dhe kopshtet në mbarë botën janë të përfshirë në nismën e promovuar nga Fondacioni Papnor ‘Ndihmё për Kishën që Vuan’ (ACS), "Një milion fëmijë lusin Rruzaren". Pёr kёtё rast janё janё pёrgatitur materiale tё ndryshme me lutje pёrkatёse nё njëzet e tre gjuhë të botёs, midis tyre, edhe arabisht e nё gjuhë të ndryshme afrikane

"Inkurajoj këtë ngjarje të bukur që përfshin fëmijët nga e mbarë botёs, të cilët do të luten veçanërisht për situatat kritike të shkaktuara nga pandemia". Me këto fjalë, Papa Françesku të dielën e kaluar në pёrfundim të lutjes Mariane tё Engjёllit Tёnzot, deshi të kujtonte iniciativën e promovuar nga Fondacioni Papnor Ndihmё për Kishën që Vuan’, "Një milion fëmijë lusin Rruzaren", e cila po zhvillohet sot me pjesëmarrjen e shkollave dhe kopshteve në të gjithë botën.

Një fushatë e frymëzuar nga fjalët e At Piut nga Pietrelçina

 Nisma dёshiron të jetë një lutje korale drejtuar Virgjërës Mari për unitetin dhe paqen në botë, por edhe për të kërkuar çlirimin nga kriza shëndetësore dhe ekonomike e shkaktuar nga pandemia. Pjesëmarrja e fёmijёve nё lutjen e Rruzares pritet të jetë e gjerë: në fakt, janë përfshirë tetëdhjetë kombe nga të gjitha kontinentet, nga Gana e deri në Siri dhe nё Papua Guineja e Re.

Kjo fushatë lindi më 2005 në Caracas, Venezuelë, kur disa fëmijë u mblodhën për t'iu lutur Virgjërës Mari para ‘një vendi tё vogёl tё shenjtë’, të frymëzuar nga fjalët e Shën Piut nga Pietrelçina, meshtar rregulltar kapuçinë, "Kur një milion fëmijë lusin Rruzaren, bota do të ndryshojë ". Që nga viti 2008, iniciativa është mbështetur nga fondacioni papnor ‘Ndihmë pёr Kishën qё Vuan’, i cili që dy vjet ka marr përsipër edhe organizimin e të gjithë ngjarjes në mbarë botën.

"Në krizën aktuale - komenton kardinali Mauro Piacenza, President i fondacioni ndërkombëtar ‘Ndihmë pёr Kishën qё Vuan’ - e gjithë bota ka qenë, dhe vazhdon të jetë, e ekspozuar ndaj një virusi të padukshëm që ka çuar në vdekje qindra mijëra njerëz, si dhe ndaj pasojave shoqёroro-ekonomike shkatërrimtare e aktualisht tё paparashikueshme. Bota jonë nuk është më e njëjta botë, dhe ajo që deri më tani është konsideruar si mirëqenie, nuk ekziston më”.

19 tetor 2020, 13:08