Kërko

Vatican News
Papa Francesco incontra il Dottor Peter Maurer, Presidente del Comitato Internazionale della Croce Rossa, e Seguito, 2020.10.19 Papa Francesco incontra il Dottor Peter Maurer, Presidente del Comitato Internazionale della Croce Rossa, e Seguito, 2020.10.19  

Papa priti presidentin ndërkombëtar të komitetit të Kryqit të Kuq

Papa priti presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Maurer, i cili nёnvizoi pёrkimin e pikëpamjeve, tё vlerave dhe tё aspiratave ndërmjet Kryqit të Kuq dhe Selisë së Shenjtë, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të luftës e tё dhunёs.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite nё Vatikan presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer, i cili për mediat e Vatikanit theksoi pёrkimin e pikëpamjeve, tё vlerave dhe tё aspiratave ndërmjet Kryqit të Kuq dhe Selisë së Shenjtë, veçanërisht në mbështetjen e viktimave të luftës e tё dhunёs. Maurer theksoi gjithashtu se këndvështrimi i përbashkët me Papën qëndron në dëshirën për të ndërtuar ura në mënyrë që të krijohet një shoqëri më gjithëpërfshirëse.

"Ndarjet - tha presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq - janë tejet të dhimbshme në pasojat e tyre për popullsitë civile, për njerëzit e pambrojtur, për migrantët dhe personat e zhvendosur për shkak të luftërave dhe tё dhunës, për njerëzit e prekur nga gara e armëve, nga ndryshimi i klimës, nënzhvillimi, nga mёnjnimi, varfëria dhe padrejtësia ”. Së fundi Maurer nёvizoi se titulli i enciklikës sё pra "Fratelli tutti " mund të konsiderohet motoja e punës së Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Kryqi Kuq ka 17 milion vullnetarëve

Personi njerëzor, në dinjitetin e tij dhe në tërësinë e tij, gjithmonë në qendër të angazhimit humanitar”: kjo ishte ideja pёr një mobilizim të madh për t’i ndihmuar viktimave të luftës, që pati zvicerani Henry Dunant, gjatë betejës së përgjakshme të Solferino, më 24 qershor 1859, nga cila më vonë lindi Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Kryqi Kuq, shoqata më e madhe humanitare në botë, sot ka mbi 17 milion vullnetarë kudo në botë, të ndarë në 190 degë kombëtare, të cilёt, përmes nismave të ndryshme humanitare, ndihmojnë popullsitë e varfra. Kujtojmё se që prej 152 vjetësh, më datёn 8 maj festohet, çdo vit, Dita Botërore e Kryqit të Kyq dhe e Gjysëmhënës së Kuqe, pikërisht në datën e lindjes së themeluesit, Henry Dunant.

Kryqit Kuq e misioni vullnetar

“Jo egoizmit social, nё qendër tё vëmendjes e tё veprimtarisë sonë duhet tё jetё pёrherё "kujdesi për njerëzit", e kurrë "interesat ekonomike". Kёshtu u shpreh Papa Françesku në audiencën e 27 janarit 2018 mё anëtarët e Kryqit të Kuq Italian, nё Vatikan.

Papa Bergoglio i fton tё gjithё ata që punojnë për Kryqin Kuq të jenë gjithmonë "të paanshëm". Kёshtu, gjatё audiencës sё 27 janarit 2018 me anëtaret e vullnetarët e Kryqit Kuq Italian mes tjerash tha: "Kryqi Kuq zhvillon një shërbim të pazëvendësueshëm në të gjithë botën, bën një vepër tё çmuar si për punën që realizon materialisht, e po kёshtu edhe për frymën me të cilën e kryen, duke ndihmuar nё përhapjen e një mentalitet të ri, më të hapur, më solidar”.

"Misioni i vullnetarit, që është i thirrur tё përkulet mbi këdo që ka nevojë dhe t'i japë ndihmën e nevojshme çdo personi në një mënyrë të përzemërt, me dashuri dhe pa interes", tha akoma Papa Françesku nё audiencën e  27 janarit 2018  me anëtaret dhe vullnetarët e Kryqit Kuq Italian, "ёshtё një shëmbëlltyrën e Jezusit, pasuria e pashtershme e tё cilit na ofron një dritë të çmueshme në veprimtarinë dhe vlerat tuaja tё sanksionuara në statutin tuaj".

"Parimi i parё themelor që pohon Statuti ёshtё njё parim 'njerëzor', i cili çon në 'parandalimin dhe lehtësimin 'vuajtjes njerëzore’  kudo" - kujtoi Papa -: 'Njerëzimi', në sajë të të cilit ju kujdeseni për vuajtjet e shumë njerëzve, është e njëjta gjë që e nxiti Samaritanin e Mirë qё përkulet mbi njeriun e plagosur e tё shtrirë për tokë. Ai ndjen dhembshuri pёr tё dhe bëhet i afërm i tij: pa mëshirë, do të kishte qëndruan në largësi, e njeriu që hasi nё cuba do të kishte mbetur për të vetëm një subjekt pa fytyrë".

19 tetor 2020, 13:48