Kërko

Vatican News
 Papa Francesco incontra Sua Santità Bartolomeo I, Patriarca Ecumenico di Costantinopoli Papa Francesco incontra Sua Santità Bartolomeo I, Patriarca Ecumenico di Costantinopoli  (Vatican Media)

Papa: priti Patriarkun e Kostandinopojës Bartolomeu

Papa priti sot nё audiencë, Bartolomeun I, Patriarkun Ekumenik tё Kostandinopojës. Kёshtu njofton zyra e Shtypit të Vatikanit. Patriarkut Ortodoks dje iu dha një Doktoraturë honoris causa në Filozofi nga Universiteti Papnor Antonianum. Ndërsa të martën Bartolomeo mori pjesë, së bashku me Papën, në takimin për paqen në Piazza del Campidoglio në Romë sё bashku me udhëheqësit fetarë nga mbarё bota.

R.SH. - Vatikan

Papa Françesku priti sot paradite nё audiencë, Bartolomeun I, Patriarkun Ekumenik tё Kostandinopojës. Kёshtu njofton Buletini i zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë. Patriarkut Ortodoks dje iu dha një Doktoraturë nderi - honoris causa në Filozofi nga Universiteti Papnor Antonianum gjatë përurimit të vitit tё ri akademik. Ndërsa të martën Bartolomeo mori pjesë, së bashku me Papën, në takimin për paqen në Piazza del Campidoglio në Romë sё bashku me udhëheqësit fetarë nga mbarё bota.

Papa Françesku, mё 28 qershor 2028, natën e Solemnitetit të Shenjtorëve Pjetër e Pal, sipas traditës, priti në Vatikan një delegacion të Patriarkanës ekumenike të Kostandinopojës, dërguar nga Bartolomeu I për Festën e Shenjtorëve Pajtorë të Romë. Me atё rast Papa nёnvizoi se “t’i përkujtosh Apostujt, mësimet e tyre dhe dëshminë e tyre do të thotë t’i kujtosh rrënjët e përbashkëta, mbi të cilat janë ndërtuar Kishat tona motra, por edhe të përforcosh ndërgjegjësimin e misionit të përbashkët në shërbim të Ungjillit, për të formuar një njerëzimin e ri, që anon ndaj Hyjit”.

Papa Françesku kujtoi se ёshtё i vetëdijshëm se si “nё shumë shoqëri, e edhe nё ato qё tradicionalish quhen të krishtera, “krahas shembujve të ndritur të besnikërisë ndaj Zotit Jezu Krisht, sot vërejmë disa fenomene shqetësuese, që e zbehin gradualisht besimin e krishterë, i cili nuk ndikon më në zgjedhjet e individëve dhe në vendimet publike”.

Në realitetin shoqëror sot vërejmë - tha Papa - ”përbuzjen e dinjitetit njerëzor, idhujtarinë e parave, përhapjen e dhunës, absolutizimin e teknologjisë, shfrytëzimin e pamatur të burimeve natyrore etj, e si të krishterë kemi për detyrë të reagojmë së bashku për t’i ripërtërirë vlerat njerëzore e shpirtërore.

Papa Françesku kujtoi  edhe impenjimin e dy Kishave motra në kultivimin e vlerave si drejtësia, paqja, vëllazërimi, dashuria ndaj Zotit e ndaj njeriut dhe respekti ndaj krijimit, që vërtetë mund ta shndërrojnë shoqërinë njerëzore”.

“Është ngushëlluese për mua – theksoi më tej Papa - të konstatoj se kjo konvergjencë e vizioneve, me vëllain tim të dashur Bartolomeun, mishërohet në një punë konkrete të përbashkët. Edhe gjatë këtyre muajve të fundit, Patriarkana Ekumenike dhe Kisha Katolike kanë bashkëpunuar në nisma konkrete për çështje shumë të rëndësishme, siç janë lufta kundër formave moderne të skllavërisë, mbrojtja e krijimit, kërkimi i paqes

Gjithnjё sot paradite, Papa Françesku priti nё audiencё Prefektin e Kongregatёs sё Selisё sё Shenjtё pёr Doktrinёn e Fesё, kardinalin  Luis Francisco Ladaria Ferrer.

22 tetor 2020, 13:25