Kërko

2018.11.02 Visita al Cimitero Laurentino 2018.11.02 Visita al Cimitero Laurentino 

Papa më 2 nëntor kremton Meshën pёr tё vdekurit nё varrezat Teutonike

Me rastin e përkujtimit të besimtarëve të vdekur, Papa do të kremtojë Meshën në varrezat Teutonike nё Vatikan, në formë private. Edhe pёr kremtime tjera qё janё nё program kёtyre ditёve pritet gjithashtu një prani e kufizuar e njerëzve.

R.SH. - Vatikan

Masat e sigurisë të diktuara nga pandemia karakterizojnë kremtimet e ardhshme të kryesuara nga Papa Françesku. Tё hënën, mё 2 nëntor, ditёn kur Kisha përkujton besimtarët u vdekur, Papa – njofton Zyra e Shtypit të Vatikanit - do të shkojë jo larg nga Shtёpia e Shёn Martёs, në varrezën Teutonike (Campo Santo Teutonico). Këtu në ora 16.00  do të kremtojë Meshën, pёr shpirtin e tё vdekurve, në formë private, pa pjesëmarrjen e besimtarëve. Në përfundim të kremtimit Eukaristik do të bëhet bekimi i varrezave e do të ketë një moment të veçantë lutjeje për të vdekurit, pastaj Papa do të shkojë pranë varreve tё papëve tё vdekur, poshtë Bazilikës sё Shёn Pjetrit në Vatikan, për t’u lutur dhe nderuar Papët e ndjerë.

Pjesëmarrje e kufizuar e besimtarëve

Të enjten, mё 5 nëntor, në orën 11.00 pranë Altarit tё Katedrёs, në Bazilikën e Vatikanit, Papa Françesku do të kremtojë Meshën e dritёs pёr shpirtin e kardinajve dhe tё ipeshkvijve që vdiqën gjatë vitit. Për këtë kremtim të fundit dhe për kremtimet e muajve të ardhshëm, Papa do të kremtojë me një pjesëmarrje shumë të kufizuar të besimtarëve, të identifikuar sipas metodave të përdorura muajt e fundit, dhe në përputhje të plotë me masat e parashikuara të mbrojtjes, të cilat mund edhe të ndryshojnë, eventualisht, për shkak të situatës shëndetësore".

Përkujtimi të Gjithë besimtarëve të vdekur

Më 2 nëntor, Kisha katolike duke përkujtuar të Gjithë besimtarët e vdekur, na kujton edhe një herë se vdekja nuk është fjala e fundit e ekzistencës njerëzore mbi tokë, sepse “njeriu është paracaktuar për një jetë të pa kufi, që ka rrënjët e veta dhe plotësimin e cakun vet në Hyjin”. Ndarja nga jeta tokësore është, pa asnjë dyshsim, e dhimbshme, por kjo nuk duhet të na trembë, sepse në sa i këput të gjitha lidhjet njerëzore me tokën, nuk mund ta këpusë lidhjen e thellë, që na bashkon me Zotin.

29 tetor 2020, 10:03