Kërko

Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetën Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetën 

Paglia: familja vend stabiliteti edhe në pandemi

Presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, imzot Paglia nӫ takimin me delegatët e kujdesit baritor familjar të dioqezave të Kolumbisë me temë "Familja në kohën e pandemisë dhe pas-pandemisë", familja, përkundër të gjitha sulmeve, mbetet e patundur, pikёrisht nё saje të forcës së saj të brendshme.

R.SH. - Vatikan

"Familja, përkundër të gjitha sulmeve, mbetet e patundur, pikёrisht nё saje të forcës së saj të brendshme: nuk ka tjetӫr zëvendësues ose ndonjё funksion ekuivalent në vend tё familjes": tha Imzot Vincenzo Paglia, president i Akademisë Papnore për Jetën, duke folur me delegatët e baritorisӫ familjare të dioqezave të Kolumbisë gjatë njё konference on linë mbajtur pardje paradite mbi temën "Familja në kohën e pandemisë dhe pas-pandemisë". "Përballë sulmit të Covid-19, familja, me të gjitha dobësitë e saj, është vend strehimi e stabiliteti - tha prelati -. Kjo kohë pandemie tregon qartë se familja është një formë unike shoqërore (...).

Vend familjar i marrëdhënieve të forta

Familja, në një botë ku zgjedhja është gjithmonë dhe vetëm e përkohshme, është dhe mbetet gjithsesi e në çdo rast vendi i privilegjuar pёr marrëdhënie të forta që ndikojnë thellë në jetën e çdo anëtari". Imzot Paglia më pas vuri në pah se edhe Kishat duhet gjithashtu t’i kenë tiparet e një bashkësie familjare dhe se sot është e domosdoshme një kthesë eklesiologjike, një mënyrë e re e të qenurit Kishë, një Kishë si "familje e Zotit". Në këtë aspekt Imzot Paglia kujtoi se "Papa Françesku, me Nxitjen Apostolike ‘Amoris Laetitia’, bën thirrje për një ripërtëritje të thellë në Kishë". Nga ana tjetër, shtoi presidenti i Akademisë Papnore për Jetën, nxitja ‘Amoris Laetitia’ u kërkon familjeve ta ndiejnë misionin që kanë për t’ia komunikuar botës "Ungjillin e familjes" si një përgjigje ndaj nevojës së thellë të familjaritet të thadruar në zemrën e personi njerëzor dhe të vetë shoqërisë.

Duhet të rimendohet komuniteti

Imzot Paglia më pas vërejti se sot ekziston një hendek i thellë që ndan familjet nga komuniteti i krishterë, se familjet nuk janë shumë kishtare, sepse ato shpesh janë të mbyllura në vetvete dhe nuk njihen shumё me komunitetet e famullive kishtare, nuk kanë aq familjaritet me famullitё, sepse ato shpesh merren me një burokraci të tepruar, madje acaruese. Prandaj është i nevojshëm një horizont i ri që e rimendon dhe riorganizon famullinë kishtare si komunitet që ёshtё vetë një familje.

"Unë mendoj se është thelbësore për kujdesin baritor të shpikët ajo që unë do ta quaja" vëllazërimi ndërmjet familjeve ", vazhdoi prelati, duke saktësuar se nuk është vetëm çështja e rimendimit të kujdesit baritor të familjes, por një kërkesë për të shndërruar të gjithë kujdesin baritor në një perspektivë familjare. Për Imzot Paglia, duhet të promovohet perspektiva e "vëllazërimit ndërmjet familjeve" në nivelin e përgjithshëm, duke përfshirë të gjitha famullitë kishtare dhe shoqatat. "Është një pyetje - përfundoi prelati - jo vetëm të jesh brenda jetës së famullisë kishtar, por edhe brenda jetës së qytetit, brenda mbarë shoqërisë ku familjet janë thirrur të japin kontributin e tyre si tharm i 'familjaritetit' në shoqëri".

23 tetor 2020, 12:05