Kardinali Tagle: misionarët janë atje ku janë më të varfrit
R.SH. - Vatikan
Prefekti i Kongregatës sё Selisё sё Shenjtё për Ungjillëzimin e Popujve, Kardinali Luis Antonio G. Tagle, pёrmes njё videomesazhi, kujton Ditёn Misionare Botërore, qё u kremtua kёtё të diele nga Kisha katolike dhe kërkon mbështetje pёr misionarët kudo nё botё. Në videomesazhin, në anglisht e spanjisht, shpërndarë nga Veprat Papnore Misionare të Shteteve të Bashkuara tё Amerikёs, prefekti i ish 'Fe Propaganda Fide', dikasterit tё Vatikanit qё kujdesёt pёr veprimtarinё misionare katolike nё botё, qё nga koha e Papёs Gregorit XV, 22 qershor 1622, thekson se "angazhimi misionar i çdo tё pagëzuari është pjesë përbërëse e identitetit të vetё besimtarit", prandaj, për këtë arsye, të krishterët edhe janё tё thirrur të shpallin Ungjillin përmes dëshmisë, fjalës e veprave të bamirësisë.
Së bashku për mbështetjen e misioneve
Duke kujtuar Mesazhin e Papёs për Ditën Misionare Botërore 2020, prefekti i dikasterit, kardinali Tagle thekson se si Ati i Shenjtё Françesku, përmes Veprave Papnore Misionare, u ofron mbështetje shpirtërore dhe materiale atyre që jetojnë në kufijtë e Kishës, duke i nxitur besimtarët tё bashkëpunojnë për t’i ndihmuar edhe ekonomikisht misionet. Edhe pse e gjithë bota sot po përjeton sfida shumë të forta, misioni vazhdon dhe - përfundon Kardinali Tagle - "atje ku janë më nevojtarët, aty gjenden edhe misionarët, të cilët kanë nevojë për mbështetjen tonë".