Kërko

Vatican News
2020.10.16 Conferenza stampa di presentazione della Giornata missionaria mondiale  2020.10.16 Conferenza stampa di presentazione della Giornata missionaria mondiale  

Imzot Protase Rugambwa: tё dielёn kremtohet ‘Dita Misionare Botërore’

Imzot Rugambwa: misioni prek dhe transformon të gjithë sektorët dhe fushat e jetës në mënyrë që të shpëtojë njerëzimin dhe krijimin: familjet, vendet e punës, fabrikat, shkollat, politika, mjedisi etj. Zoti na fton nё misionin e tij kudo pranё tё varfërve.

R.SH. - Vatikan

U prezantua sot paradite, në Sallën Gjon Pali II në Vatikan, Dita Misionare Botërore, e cila kremtohet të Dielën më 18 tetor me temën ""Ja ku jam, më dërgo mua" (Is 6: 8)". Kështu, Kisha dëshiron t’i kujtojё misionarët e misionaret, priftërinjtë e rregulltarët, rregulltaret e laikët vullnetarë, që ia kushtojnë gjithë jetën përhapjes së Ungjillit në të katër anët e botës, duke përballuar vuajtje e vështirësi, madje nganjëherë edhe persekutime të mirëfillta. Mbledhja e lëmoshës a ndihmave gjatë Meshёve të Dielën e ardhshme ёshtё caktuar dhe shkon për Veprat Papnore Misionare. 

Mbi domethёnien e Ditёs Misionare Botёrore 2020 folën Imzot Protase Rugambwa, Sekretar i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, Imzot Giampietro Dal Toso, President i Veprave Papnore Misionare (POM), Atë Tadeusz J. Nowak, Sekretar i Përgjithshëm i Veprave Papnore për Përhapjen e Fesё (POPF). Gjithashtu treguan përvojën e të jetës tyre në mision Motёr Ana Cambongo António (Angolë), dom Vignandas Gangula (Indi), Marco Gibelli dhe Lucia Truttero (Itali).

Imzot Protase Rugambwa, Sekretar i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve, theksoi se "misioni sfidon secilin prej nesh, personalisht, në thirrjen jonë dhe përkatësinё sonë si Kishë në botën e sotme. Kremtimi i kësaj Dite është një burim gëzimi për Kishën universale, edhe pse në Kishat lokale këtë vit do të kremtohet në një mënyrë tjetër, për arsye të rrethanave të veçanta që po përjetojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit".

Sekretar i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve nënvizoi se "misioni qё Krishti ia besuar Kishës nuk ndalet kurrё, ai prek e transformon të gjithë sektorët dhe fushat e jetës për të shpëtuar njerëzimin dhe krijimin: familjet, vendet e punës, fabrikat, shkolla, politikën, mjedisin. Prandaj, ne duam, ende sot, t’i ftojmë të gjithë besimtarët të ripohojnë gatishmërinë dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në misionin ungjillëzues të Kishës. Misioni - tha imzot Rugambwa - është gjithnjë e më i domosdoshëm dhe urgjent, pёrmes lutjes, flijimit, reflektimit, ndihmёs materiale e lёmoshёs tonё, e ka si qëllim për të ndihmuar dhe mbështetur punën misionare që bёhet, në emër të Papës, nga Veprat Papnore Misionare" kudo në botë. Këtë vit jemi thirrur t’i përgjigjemi nё mёnyrё konkrete thirrjes sё Zotit "ja ku jam, o Zot, më dёrgo mua", siç u përgjigj Isaia profet, pёr ta çuar, kёshtu, përpara "misionin" e Tij.

Zoti që "dërgoi" dhe mbështeti Jezusin është i njëjti që na dërgon edhe ne me anë të Birit të Tij dhe na mbështet me fuqinë e Shpirtit Shenjt: "Ashtu sikurse mё dёrgoi mua Ati, ashtu unё po ju dёrgoj ju” (Gjn 20,21) . “Më është dhënë çdo pushtet n në qiell e në tokë. Prandaj, shkoni e bëni dishepuj të mi të gjithë popujt!” […] dhe mësoni të zbatojnë gjithçka ju kam urdhëruar. Dhe, ja, unë jam me ju gjithmonë, deri në mbarimin e botёs "(Mateu 28,18-20). Secili prej nesh  - nёnvizoi imzot Rugambwa - është i thirur për t’ua sjellë dashurinë e Zotit të gjithë njerëzve e veçanërisht atyre qё janё më në nevojë. Kjo do të thotë të bësh vullnetin e Zotit dhe të veprosh sipas planit hyjnor të shpëtimit.

Pranda, nuk duhet të kemi frikë, sepse – kujtoi Sekretar i Kongregatës sё Vatikanit për Ungjillëzimin e Popujve - misioni vazhdon falë forcës së Shpirtit Shenjt Zot. Pa të nuk mund të bëjmë asgjë. "Misioni që Zoti i beson secilit prej nesh na bën të kalojmë nga vetja e frikshme dhe e mbyllur tek vetja e rigjetur dhe e ripёrtёrirё nga dhurata e vetvetes". (Mesazhi i Papёs Françesku për Ditën Botërore të Misionit 2020). Secili prej nesh duhet të dëgjojë zërin e Shpirtit Shenjt Zot dhe të udhëhiqet nga kjo forcë e sigurt dhe e aftë. Të gjithë ne të pagëzuarit me pagëzim kemi marrë si dhuratë forcën e Shpirtit Shenjt dhe për këtë arsye jemi tё thirrur të bёhemi protagonistë të misionit, duke ju përgjigjur me bindje Zotit: "Ja ku jam, më dërgo mua" (Is 6: 8).

Papa Françesku, në mesazhin e tij për Ditë Botërore Misionare 2020 na pyet e kёrkon: A jemi të gatshëm të shkojmё kudo për të dëshmuar fenё tonë në Zotin Atin e mëshirshëm, për të shpallur Ungjillin e shpëtimit të Jezu Krishtit, për të ndarë jetën hyjnore të Shpirtit Shenjt duke ndërtuar Kishën? Ashtu si Maria, nëna e Jezusit, a jemi tё gatshëm të jemi, pa rezerva, në shërbim të vullnetit të Zotit? (krh. Lk 1, 38) nё shërbim tё vëllezërve tanё?!.

Jemi të thirrur t'i përgjigjemi ftesës së Zotit në mënyrë të lirë e të ndërgjegjshme dhe të jemi tё gatshёm tё shkojmё atje ku Jezusi na dërgon. Ky është misioni: ‘Kënd të dërgoj? Qe ku jam, o Zot, mё dërgo mua! Virgjëra Mari, Nëna e Kishës dhe Mbretëresha e Apostujve na shoqëroftë në veprimtaritë tona misionare për shpëtimin e mbarë njerëzimit.

16 tetor 2020, 16:24