Kërko

Papa Françesku dhe Primati i Kishёs Anglikane Justin Welby Papa Françesku dhe Primati i Kishёs Anglikane Justin Welby  

Fratelli tutti. Për Primatin anglikan Welby, enciklika u flet të gjithëve

Për Kryeipeshkvin e Canterbury, dokumenti i Papёs Françeskut mund t’i frymëzojë vendimet e liderëve botërorë për çështje me interes si solidariteti, dinjiteti i punës, ndryshimi i klimës

R.SH. - Vatikan

Vazhdojnë reagimet ndaj Enciklikës së Papёs Françesku " Fratelli tutti " mbi vëllazërimin dhe miqësinë shoqërore. Në një koment të botuar në këtyre ditëve, Primati i Kishёs Anglikane Justin Welby thekson frymën ekumenike të tekstit tё Enciklikës që e bën atë të pёrbashkёt "edhe me jo-besimtarët" dhe pasurinё e analizёs sё saj mbi çështjet më me rёndёsi dhe urgjente të kohës sonë".

Papa "ndërthur temat e individit dhe tё shoqërisë, duke nënvizuar ndërvarësinë e tyre të nevojshme dhe duke refuzuar ekstremizmat e individualizmit e kolektivizmit shoqëror pasi janё në kundërshtim me dinjitetin e vërtetë dhe të drejtat e të gjitha qenieve njerëzore", vëren kryeipeshkvi i Canterbury Welby. "Zёri saj është një zë autentik, i qartë i krishterë që nuk kapet nga individualizmi i kulturës dhe nuk ёshtё peng i ëndrrave të kolektivizmit shoqëror".

Dokument i menduar dhe i gëzueshëm

Sipas kryeipeshkvit Welby, dokumenti është njёkohёsisht " i vëmendshëm dhe i hareshëm". I vëmendshëm, sepse thekson "rëndësinë dhe urgjencën" e çështjeve si ndryshimi i klimës, solidariteti, migrimi, trafikimi i qenieve njerëzore dhe dinjiteti i punës. I hareshëm, sepse "ravijëzon modelin e një të ardhme të mundshme të botës gjithpёrfshirёse (holistike)", përqendruar mbi dinjitetin e çdo qenieje njerëzore si krijesë e Zotit.

"Ajo qё propozon Papa Françesku - thekson Primati Welby - është një vizion mbi marrëdhëniet njerëzore, shoqërore dhe ndërkombëtare të bazuara mbi vëmendjen ndaj tjetrit, mbi dëgjimin, mbi bashkёndarjen dhe mbi hapjen ndaj ideve e përvojave të reja, që hedhin poshtë tendencën në rritje të individëve dhe tё shoqërive për t'u mbyllur në bunkerët e asaj që është e njohur  dhe familjare pёr siguritë tona". Welby përfundon duke shprehur urimin qё enciklika jo vetëm të lexohet, por  edhe tё frymëzojё veprimin e udhëheqësve botërorë.

21 tetor 2020, 15:58