Kërko

2020.10.21  Bartolomeo I dottorato filosofia 2020.10.21 Bartolomeo I dottorato filosofia 

Kard. Parolin, për Patriarkun Bartolomeu, besimi në krijimin stimulon procesin ekumenik

Kardinali Parolin: tekstet e Atit tё Shenjtё Françeskut dhe ato të Patriarkut Bartolomeut përqendrohen në çështjet e mjedisit. Patriarku vё nё pah faktin që detyra e kujdesit për shtëpinë e përbashkët buron nga besimi në krijimin. Me fjalë të tjera, krijimi përbën një element tjetër të përbashkët, përveç atyre të natyrës doktrinore.

R.SH. - Vatikan

Universiteti Papnor Antonianum i dha sot Patriarkun Ekumenik Bartolomeo I doktoraturën “Honoris Causa” nё Filozofi.  Një njohje nga një universitet papnor si "tё parit ndёrmjet të barabartëve" tё Kishës Ortodokse ", qё ka shfaqur gjithmonë një lidhje të thellë bashkimi me Papën. Ceremonia e sotme përkoi me fillimin solemn të vitit tё ri akademik të universitetit françeskan Antonianum.

"Bartolemou I është një figurë emblematike për çështjen e mjedisit, për ekologjinë integrale e cila përfaqëson një prioritet, sepse është tejet aktuale, edhe në universitetet papnore romake". Kёshtu pohoi kardinali Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit tё Vatikanit, me rastin e dhënies së doktoraturёs honoris causa në Filozofi Patriarkut Ekumenik Bartolomeut sot paradite në Universitetin Papnor Antonianum në Romë. Në shqiptimin e ‘laudatio’, kardinali Parolin përshkoi fazat e jetës, tё formimit dhe tё misionit të Patriarkut Ekumenik, i cili, "edhe në fazat më të vështira, ka inkurajuar gjithmonë kërkimin e një bashkimi të shpresuar e të ndjekur në mënyrë aktive".

"Vëmendja ndërkombëtare ndaj Patriarkut u zgjua veçanërisht me rastin e fjalimeve të tij mbi çështjet mjedisore - shtoi kardinali Parolin-. Vendimi për të shtjelluar mesazhin vjetor për kujdesin ndaj krijimit është vetëm një dimension i një angazhimi të vazhdueshëm që do të shndërrohet në takime e konferenca të shumta". Ndër to kujtoi deklaratёn e përbashkët nënshkruar me Shën Gjon Palin II në njё videokonferencë ndёrmjet Venecias dhe Romës, më 2002. Nё vazhdën e këtyre nismave, del nё pah një harmoni, krejt e veçantë, me Papёn Françesku. Janё temat mbi çështjet mjedisore qё përbëjnë njё fushë tё privilegjuar për dialog dhe bashkёndarje".

Duke kujtuar se si tekstet e Atit tё Shenjtё Françeskut dhe ato të Patriarkut Bartolomeut përqendrohen në çështjet e mjedisit, kard. Parolin vuri re se si Patriarku "vё nё pah faktin që detyra e kujdesit për shtëpinë e përbashkët buron nga besimi në krijimin". “Për Bartolomeun I, feja nё krijimin madje stimulon edhe procesin ekumenik. Me fjalë të tjera, krijimi përbën një element tjetër të përbashkët, përveç atyre të natyrës doktrinore”.

Së fundi, një theks ndaj një komenti tё Patriarkut mbi enciklikën ‘Laudato sì’, në të cilën pranon se "diagnoza e Papës godet nё shenjё" dhe shpreson për një "qasje integrale për të luftuar varfërinë e për t'u kujdesur për natyrën". "Nё fakt duket gjithnjë e më qartë se çështjet ekologjike dhe antropologjike janë ngushtë të ndërlidhura".

21 tetor 2020, 13:00