Kërko

Vatican News
RV15107_Articolo.jpg RV15107_Articolo.jpg 

Selia e Shenjtë: Trakatet për të drejta e njeriut kërkojnë shpjegim rigoroz

Kryeipeshkvi Ivan Jurkovič, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara të Gjenevës, foli gjatë këshillimeve informale mbi procesin e rishikimit të sistemit të organeve shtetërore për Trakatatet e OKB-së, kushtuar të drejtave të njeriut.

R.SH. - Vatikan

“Traktatet mbi të drejtat e njeriut duhen interpretuar saktësisht. Çdo shpjegim, që nuk përkon me përpikmërinë, jo vetëm që nuk ka vlerë, por është edhe i dëmshëm e në kundërshtim me këto të drejta”- këtë pohoi kryeipeshkvi Ivan Jurkovič, Vëzhgues i Përhershëm i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara të Gjenevës, duke folur këto ditë gjatë këshillimeve informale mbi procesin e rishikimit të sistemit të organeve shtetërore për Traktatet e OKB-së mbi të drejtat e njeriut.

Nuk duhet rrezikuar vlera e ratifikimit  
Vëzhguesi i përhershëm i Selisë së Shenjtë, imzot Ivan Jurkovič,  bëri thirrje për të garantuar koherencën ndërmjet rezultateve të arritura nga organet shetërore për Traktatet dhe të drejtës ndërkombëtare. Shprehu edhe shqetësimin, duke vënë në dukje se shpesh këto organe i interpretojnë  Traktatet duke shtuar koncepte të reja. Ndërsa traktatet duhen  interpretuar me saktësinë më të madhe “sipas rregullave të kodifikuara  nga Konventa e Vjenës e vitit 1969 mbi të  drejtën e traktateve”.

Të respektohet rezoluta e OKB-së 68/268

Së fundi prelati bëri thirrje të respektohet rezoluta e OKB-së 68/268, miratuar më 2014-tën me synim që të “fuqizohet e të përmirësohet funksionimi sa më i frytshëm i sistemit të organeve shtetërore për Traktatet mbi të drejtat e njeriut”, paragrafi  i 6-të i të cilave këshillon ballafaqimin e vazhdueshëm me vendet kontraktuese, “duke pasur gjithnjë parasysh veçoritë e komiteteve përkatëse dhe mandatet e tyre, si dhe këndvështrimin e  shteteve”.
Përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë e preku këtë argument pas fjalimit të mbajtur më 22 gusht, gjatë të cilit pati këkuar më shumë “rezultate, transparencë, fryt e harmonizim të metodave të punës”.

03 shtator 2020, 11:51