Kërko

Vatican News
Burkina Faso: cattedrale di Kaya  (SESAME PICTURES) Burkina Faso: cattedrale di Kaya (SESAME PICTURES)  (SESAME PICTURES)

Selia e Shenjtë: hyn në fuqi marrëveshja me Burkina Faso

U miratua procedura e shkëmbimit të Instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Burkina Faso mbi statusin ligjor juridik të Kishës katolike në Burkina Faso, nënshkruar në Vatikan më 12 korrik 2019.

R.SH. - Vatikan

Nëpërmjet komunikimit zyrtar të Ambasadës së Burkina Faso pranë Selisë sё Shenjtë, njoftohet se ёshtё përkryer procedura e shkëmbimit të Instrumenteve të Ratifikimit të Marrëveshjes ndёrmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Burkina Faso mbi statusin juridik të Kishës katolike në Burkina Faso, nënshkruar në Vatikan më 12 korrik 2019.

Njoftimin e jep Zyra e Shtypit tё Selisё sё Shenjtë , duke saktësuar se "marrëveshja e lartpërmendur, e cila hyri në fuqi ditёn e sotme (7 shtator 2020) në përputhje me artikullin e saj 18, i garanton Kishës mundësinë e kryerjes së misionit të saj në Burkina Faso". Në veçanti, njihen personaliteti juridik publik i Kishës dhe Institucioneve tё saj. "Të dy palët, ndërsa ruajnë pavarësinë dhe autonominë e tyre, impenjohen të punojnë së bashku për mirëqenien morale, shpirtërore e materiale të njeriut dhe për nxitjen e të mirës së përbashkët," lexohet në deklaratë.

08 shtator 2020, 11:16