Kërko

Esof 2020 Esof 2020 

Njeriu, në qendër të kërkimit shkencor

U hap, në Trieshtë, në praninë e kardinalit Parolin, EuroScience Open Forum, kushtuar temave të ekologjisë dhe të qëndrueshmërisë.

R.SH. - Vatikan

Shkenca, teknologjia, shoqëria e politika u ulën pranë e pranë rreth një tryeze të rrumbullakët, për të diskutuar mbi ambientin, shëndetin publik, qëndrueshmërinë e proceseve, duke u mbështetur mbi tekstin e Enciklikës  “Lëvduar qofsh” të Papës Françesku. Takimi ndërkombëtar po mbahet në Trieshtë, duke nisur nga 2 shtatori,

Fjalët e Papës i solli këtu sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, duke hapur takimin. Arsye e re për të shprehur mirënjohjen tonë” – pohoi në një komunikatë ipeshkvi i Trieshtes, Gimapaolo Crepaldi, sepse kjo do të thotë të kesh pranë krahun e djathtë të Atit të Shenjtë, Françeskut.  Imzot Crepaldi kujtoi, më pas, se këtu ka një mori qendrash kërkimore me nivel shumë të lartë. E nxitur nga një realitet i tillë, Kisha aktivizon prej vitesh “Laboratorin e fesë e të shkencës”, krijuar me dëshirën e Sinodit dioqezan.

Veç kësaj, me kontributin domethënës të rajonit, po lind pikërisht në këtë qytet “Instituti i kërkimeve mbi etikën, shkencën e teologjinë, në kontekstin ekumenik” ESOF, - vijoi prelati  - që synon thellimin e dialogut ndërmjet shkencës, teknologjisë e politikës. Më duket, prandaj - vijoi- posaçërisht domethënës fakti që  EuroScience Open Forum u hap nga  sekretari i Shtetit të Vatikani, kardinali Parolin me një  fjalim, që nuk ishte vetëm teknik, por edhe e sidomos, i aftë për të hapur horizonte, për të gjetur rrugëzgjidhje vërtet etike, për të vënë në qendër njeriun në gjithanshmërinë e tij, parë si qëllim kryesor i çdo kërkimi”.

03 shtator 2020, 12:23