Kërko

2020.08.14 Assunzione di Maria 2020.08.14 Assunzione di Maria 

Lutje Zojës së Madhe

Më pëlqen, Mari, kjo festa jote,/që vjen, kur ne pushojmë, /lulëzon mes të gushtit/e na kujton/se caku ynë nuk është prehja, /po lumturia e Hyjit. /….Sepse shëlbimi nuk është veç për shpirtin, /është dhe për korpin./…Prandaj më pëlqen kjo festa Jote, /O Nënë Mari, / Se më fton të besoj, /të shpresoj e të dua/me gjithë vetveten: /me trup e me shpirt! /Amen!

R.SH. - Vatikan

Lutje Zojёs sё Madhe, me rastin e festёs tё Tё Ngjiturit tё Marisё nё Qiell!

Më pëlqen, Mari, kjo festa jote,
që vjen, kur ne pushojmë,
lulëzon mes të gushtit
e na kujton
se caku ynë nuk është prehja,
po lumturia e Hyjit.
Është bukuria e Zotit.

Në sa trupat tonë prehen,
mes heshtjes,
në blerim e kaltërsi,
e theken nën rrezet e diellit,
a marrin frymë në maje malesh,
na bën ta shohim lumninë e Hyjit
që trup e shpirt na i përtërin.

Sepse shëlbimi nuk është veç për shpirtin,
është dhe për korpin.
Si mund ta përjashtojmë nga lumnia e amshuar,
kur ne me të jetuam?
Me të nisëm udhën drejt cakut?

Me trupin tonë ne shprehëm
ndjenja fisnike,
deshëm, ndihmuam, bëmë miq e dashamirë.
Me trupin tonë luftuam,
që botën ta bëjmë më të mirë;
falëm e ngushëlluam me këtë trup,
dhuruam gëzim e hare.

Prandaj më pëlqen kjo festa Jote,
O Nënë Mari,
Se më fton të besoj,
të shpresoj e të dua
me gjithë vetveten:
me trup e me shpirt!
Amen!

15 gusht 2020, 14:14