Kërko

 Ungjillëzimi në Pantanal Brazil Ungjillëzimi në Pantanal Brazil 

Konfirmohet kremtimi i Ditës Misionare Botërore

Në një notë, Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve konfirmon se Dita Misionare Botërore do të kremtohet sivjet në nivel universal të diel, më 18 tetor, pa ndryshime kalendari.

R. SH. - Vatikan

“Si përgjigje dhënë disa kërkesave lidhur me kremtimin e Ditës Misionare Botërore 2020 - lexohet në një notë - Kongregata për Ungjillëzimin e Popujve  konfirmoi se sivjet Dita do të kremtohet në nivel universal të diel, më 18 tetor, pa variacione kalendari”.

Në tekst saktësohet se tashmë në shumë dioqeza përgatitjet kanë nisur prej  kohe e se “gjallërimi i frymës misionare në gjirin e popullit të Zotit mbetet detyrë e dorës së parë”.

Fe misionare

“Feja - përfundon nota - është misionare për vetë natyrën e saj e kremtimi i Ditës Misionare Botërore shërben për ta mbajtur gjallë në zemrën e të gjithë besimtarëve këtë përmasë themelore të fesë së krishterë”. Kongregata, duke kujtuar “domethënien e bashkimit e të bashkëpërgjegjësisë së  ipeshkvijve”, nënvizon se lëmoshët që do të mblidhen gjatë kremtimit të Ditës, do të jenë  në favor të Veprave Papnore Misionare, “që punojnë, në kuadrin universal, për mbështetjen  e duhur të Kishave në trojet e misionit”.

28 gusht 2020, 14:42