Kërko

Vatican News

“Si Jezu Krishti, të detyruar të ikin”: t’i dëgjojmë migrantët

Gjatë udhës drejt Ditës së 106-të Botërore të Migrantëve dhe Refugjatëve, me temë: “Si Jezu Krishti, të detyruar të ikin”, që do të kremtohet të dielën, më 27 shtator 2020, Dikasteri për Shërbimin e Zhvillimit të Gjithanshëm të Njeriut propozon një video të re përqendruar mbi temën e dëgjimit.

R.SH. - Vatikan

“Në një botë, në të cilën të gjithë duan të kenë të drejtë, nuk ka më vend për dëgjimin. Ne vetëm flasim. Por, vetëm duke dëgjuar me përvujtëri dhe vëmendje, mund të pajtohemi vërtet”. Fjalët e Papës Françesku ndërthuren me dëshminë e Sarës, ikur nga fshati Dogorî, afër Shingal-it në Irak, në kufirin me Sirinë. Ajo rrëfen vuajtjet e saj si jazide, por edhe mikpritjen e myslimanëve dhe të të krishterëve në Kurdistan. Mesazhi i saj jep forcë e shpresë, nxit të mos shihet feja si pengesë dhe kujton se dhuna nuk i zgjidh gjërat. “Puna e përbashkët dhe pranimi i tjetrit - nënvizon Sarah - do të sjellin një të ardhme të ndritur për fëmijët, qofshin ata myslimanë, të krishterë, jazidë ose Kaka'i”.

22 korrik 2020, 10:40