Kërko

Dorëzimi i Cmimit Ratzinger, në vitin 2018 Dorëzimi i Cmimit Ratzinger, në vitin 2018

Fondacioni Ratzinger: fitimtarët e edicionit IV të Çmimit “Arsye e hapur”

“Pasi lexuam dhe analizuam secilin prej 14 punimeve finaliste – shkruhet në një komunikatë – anëtarët e Jurisë dekretuan fitimtarët, duke pasur parasysh përpjekjet për të vendosur një dialog ndërmjet shkencave të veçanta dhe filozofisë e/o teologjisë, në vijën e mendimit të Benediktit XVI”.

R.SH. - Vatikan

U bënë të njohur të enjten, më 9 korrik, fitimtarët e edicionit IV të Çmimit “Arsye e hapur”, dhënë nga Fondacioni papnor “Joseph Ratzinger”, në bashkëpunim me Universitetin “Francisco de Vitoria” të Madridit. Komisioni për caktimin e çmimeve u mblodh virtualisht, më 3 korrik.

Këtë vit, kandidaturat qenë 122 (101 në kategorinë e punës kërkimore-shkencore dhe 21 në kategorinë e mësimdhënies), nga 96 institucione akademike, në 15 vendet të botës. “Pasi lexuam dhe analizuam secilin prej 14 punimeve finaliste – shkruhet në një komunikatë – anëtarët e Jurisë dekretuan fitimtarët, duke pasur parasysh përpjekjet për të vendosur një dialog ndërmjet shkencave të veçanta dhe filozofisë e/o teologjisë, në vijën e mendimit të Benediktit XVI”.

Fitimtarët e këtij Çmimi të Fondacionit Ratzinger për këtë vit janë: në kategorinë e mësimdhënies, “Teaching Character Virtues. A Neo-Aristotelian Approach” me autor James A. Arthur (Universiteti i Birmingamit, Mbretëria e Bashkuar); në kategorinë kërkimore-shkencore, “A Catholic Christian Meta-Model of the Person: Integration of Psychology and Mental Health Practice” e Paul C. Vitz, William J. Nordling dhe Craig Steven Titus (Universiteti i Mëshirës Hyjnore, SHBA); “Human Embryos Human Beings A Scientific and Philosophical Approach” me autor Samuel B. Condic (Universiteti i Shën Tomës, Hjuston, SHBA) dhe Maureen L. Condic (Universiteti i Utah, SHBA); “What’s the matter? Toward a neo-Aristotelian ontology of nature” e William M. R. Simpson (Universiteti i Kembrixh, Mbretëria e Bashkuar).

12 korrik 2020, 12:54