Kërko

Vatican News
 Shën Jozefi Punëtor,  në Kapelën e Shën Martës Shën Jozefi Punëtor, në Kapelën e Shën Martës 

Shën Jozefi, me Françeskun, si me Piun XII

Papa e kremtoi Meshën e 1 majit në Shën Martë, pranë shtatores së Shën Jozefit zejtar, e njëjta që, në vitin 1956, ishte për herë të parë në Shën Pjetër, pranë Papës Pacelli. Në të dy rastet e solli në Vatikan Acli (Shoqata e Krishterë e Punëtorëve Italianë)

R. SH. - Vatikan

Shtatorja e Shën Jozefit Punëtor erdhi përsëri në Vatikan! Ashtu si 64 vjet më parë. Pa turmë, sepse ditët tona janë ditë pandemie e mbylljeje në shtëpi. Po me të njëjtin ndjet: për të mbrojtur të njëjtën kategori, sot të goditur rëndë nga një kundërshtar mikroskopik, ashtu si në epokën kur i duhej të rindërtonte Italinë e pasluftës.

Nga Milano, në Romë

Pavarësisht nga ndryshimet historike, nuk janë të pakta analogjitë rreth Shtatores së Shën Jozefit, që arriti dje në Vatikan e u vendos në Kapelën e Shën Martës, në prag të Meshës kremtuar nga Papa në Solemnitetin e Shën Jozefit zejtar. Në vitin 1956, e njëjta shtatore, e bekuar më  1 majin e asokohshëm nga kryeipeshkvi i Milanos, Giovanni Battista Montini - më 2 maj nisej me helikopter drejt Romës, për t’u bekuar nga Piu XII në audiencën, gjatë së cilës priste Aclin. Audiencë që mbahej 12 muaj  pas Meshës, gjatë së cilës Papa Pacelli ia kushtonte liturgjikisht fatit të Marisë e atit të kujtuar të Jezusit, festën që e kremtojnë sot punëtorët në mbarë botën.

Procesioni

Protagonsite asokohe, ashtu si sot, Acli, që ia solli Papës Françesku  shtatoren prej bronzi të praruar, vepër e skulptorit Enrico Nell Breuning, e gjatë 150 cm, që ruhet në selinë romake të Shoqatës. Shtatorja qe vendosur jo larg nga Françesku, kur e sollën, me procesion, gjatë audiencës në Sallën  e Palit VI, më 23 maj 2015.

Punë e lirë dhe solidare

Shën Jozefi rikthehet, sa herë lindin shqetësime të reja në botën e punës. Rikthehet, për t’i inkurajuar ata, të cilët mbrojnë jetën e punëtorëve, që asnjë prej tyre të mos mbetet pa punë e pa të drejta. E që puna të jetë e lirë, krijuese, solidare!

01 maj 2020, 10:36