Kërko

Vatican News
Venerdì Santo  (© Biblioteca Apostolica Vaticana) Venerdì Santo (© Biblioteca Apostolica Vaticana)  (© Biblioteca Apostolica Vaticana)

Mesha "në kohën e pandemisë" e lutja e re për të Premten e Madhe tё Pashkëve

Kongregata pёr Kultin Hyjnor shton një qëllim në lutjen universale tё besimtarëve gjatë liturgjisë së Mundimeve tё Jezu Krishtit, pёr tё Premten e Shenjtë tё Pashkëve. Propozohet një Meshë me ndjetin kushtuar fundit tё krizës që bota po përjeton.

R.SH. - Vatikan

Një Meshë për kohën e epidemisë, jashtë kohëve të forta liturgjike, e një ndjet të ri nё lutjen universale tё besimtarёve për ta lutur gjatë liturgjisë së Mundimeve të Jezu Krishtit Zot të Premten e Madhe e tё Shenjtё tё Pashkёve. Këto janë dy të udhёzime qё Kongregata e Selisё sё Shenjtё pёr Kultin Hyjnor boton nё dekretet përkatëse në faqen e saj tё internetit pasi ua ka dërguar ipeshkvijve të mbarё botёs

Tё Premten e Madhe e tё Shenjtё tё Pashkёve do tё lutemi edhe "për ata qё vuajnë në kohën e pandemisё,  që do tё thotё “pёr të gjithë ata që vuajnë pasojat" e krizёs aktuale, qё Hyji Atё  t’u japë shëndetin të sëmurëve, forcën personelit shëndetësor, ngushëllimin familjeve dhe shёlbimin të gjitha viktimave që kanë të vdekur". Do t'i kёrkojmё Zotit t’i shikojё me dhembshuri të gjithë ata që vuajnё, t'ua lehtësojë dhimbjet tё sëmurёve,  t'u japë fuqi atyre që kujdesen pёr ta dhe t'i pranojë të vdekurit nё paqen e përjetshme.

Përveç kësaj, me një dekret të posaçëm, Dikasteri i Vatikanit pёr Kultin Hyjnor  - pranë të cilin kanë ardhur shumë kërkesa nё kёtё drejtim - propozon kremtimin e një Meshe “të posaçme për t'iu lutur  Zotit pёr fundin e kësaj pandemie. Nё lutjen e parё tё kёsaj Meshe kërkon që të lutemi kёshtu: "O Zot i plotfuqishëm dhe i përjetshëm, strehë e sigurt nё çdo rrezik, drejtoje vështrimin tënd tё butё ndaj nesh qё me besim po të lutemi në mundime e vuajtje dhe jepu pushimin e amshuar tё vdekurve, ngushëllimin atyre qё vajtojnë, shëndetin të sëmurëve, paqen për atyre që vdesin, forcën veprimtarëve të shëndetësisë, shpirtin e dijes sundimtarëve, e njё mendje e njё zemёr që t'u afrohemi të gjithëve me dashuri për lëvduar sё bashku emrit tënd të shenjtë”.

01 prill 2020, 18:20