Kërko

Vatican News
Parabola del Padre misericordioso Parabola del Padre misericordioso  

Papa: Tweet,‘Tё ngrihemi me ndihmën e Zotit, pёr ecur drejt tё Pashkëve’

Papa Françesku në tweet: "T’i përgjigjemi dashurisë sё Zotit me dashuri. Ta marrim veten pas kёsaj pandemie, tё ngihemi për të ecur drejt cakut, Pashkëve".

R.SH. - Vatikan

"T’i përgjigjemi dashurisë sё Zotit me dashuri. Ta marrim veten pas kёsaj pandemie, tё ngihemi për të ecur drejt cakut, Pashkëve". Kjo ёshtё nxitja e Papës Françesku në njё tweet tё ri botuar nё faqen @Pontifex.

Ati i Shenjtё Bergoglia na kujton gjithmonё se ‘të duash do tё thotë t'u shërbesh të tjerëve’. Kёshtu u tha besimtarёve tё famullisё kishtare tё Shenjtnueshmit Sakrament, nё lagjen romake Tor dé Schiavi, gjatё vizitёs baritore mё 6 maj 2018. Duke iu drejtuar besimtarёve, me atё rast, Papa kujtoi fjalёt e Mёsuesit Hyjnor, Jezusi Krishti: "'Qëndroni në dashurinë time', këshillёn që Jezusi u dha apostujve para se të vuante, para se të vdesë, e kjo është këshilla që na jep edhe ne si, Ai na thotë: "Qëndroni në dashurinë time, mos dilni nga dashuria ime’”.

E Papa na kujton se " Të qëndrosh në dashuri do tё thotё të bëjmë atë që Jezusi bëri ne. E Jezusi e dha jetën e tij pёr ne, Ai qe shërbëtori ynё, Ai erdhi për të na shërbyer. Të qëndrosh në dashuri do të thotë t'u shërbesh tjerëve, të jesh në shërbim të tjerëve".

“Dashuria e Zotit – pati shkruar mё 2016 Papa Françesku – e shndërron zemrën e njeriut dhe e bën të provojë dashurinë besnike hyjnore”, e cila, nga ana e saj, e bën njeriun të aftë të dashurojë edhe ai të tjerët. “Dashuia jonë – vijonte Ati i Shenjtë – të shndërrohet, kёshtu, në akte konkrete e të përditshme, të destinuara ta ndihmojnë të afërmin në korp e në shpirt”, sepse për këto gjeste dashurie do të gjykohemi: “ta duam, ta kurojmë, ta ushqejmë, ta vizitojmë, ta ngushëllojmë, ta ndihmojmë” të afërmin, sepse dashuria dhe shërbimi e ndryshojnë botën.

17 mars 2020, 21:24