Kërko

Vatican News
Sheshi i Shën Pjetrit Sheshi i Shën Pjetrit 

Në Vatikan punohet me personel të reduktuar e nga shtëpia

Për të penguar përhapjen e Covid-19, dikasteret e zyrat e Vatikanit vijojnë të funksionojnë me një numër minimal personash, duke nxitur punën nga shtëpia. Njoftimin e jep Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë, që saktëson se në rast infektimi, komunikimi duhet të jetë i menjëhershëm.

R.SH. - Vatikan

Selia e Shenjtë sqaron më hollësisht dispozitat e 11 marsit dhe vendos që, “me synimin për të shmangur përhapjen e mëtejshme të Covid-19”, “Dikasteret dhe Entet e lidhura me të, të mos e pezullojnë punën”. Kështu thuhet në një komunikatë të Sallës së Shtypit të Vatikanit, sipas së cilës, “përgjegjësve të dikastereve u besohet detyra për të vazhduar të sigurojnë shërbimet thelbësore për Kishën Universale, duke vendosur një minimum personeli nëpër zyra e duke nxitur, për sa është e mundur, punën nga shtëpia, në mënyrë që të kufizohen zhvendosjet e punonjësve, por, njëkohësisht, të garantohet ushtrimi i shërbimit pjetrin”.

         Përveç kësaj, përfundon nota zyrtare, “në rast kontakti të punonjësve të Selisë se Shenjtë, ose të nënshtetasve të Shtetit të Vatikanit, me koronavirusin, Drejtoria e Shëndetësisë dhe e Higjienës ka përcaktuar një protokoll për t’u komunikuar menjëherë rastet autoriteteve shëndetësore të vendit të rezidencës dhe atyre të Shtetit të Vatikanit”.

24 mars 2020, 17:17