Kërko

 Coronavirus: primo caso positivo in Vaticano Coronavirus: primo caso positivo in Vaticano  

Kovid-19, dy raste të reja në Vatikan: janё kryer më shumë se 170 teste

Rezultatet e analizave konfirmuan mungesën e çdo pozitiviteti tjetër ndёrmejt atyre që banojnë në shtёpinё e Shёn Martёs nё Vatikan. Janё marr të gjitha masat e nevojshme. Papa dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt nuk janë të prekur nga Kovid-19.

R.SH. - Vatikan

Dy raste të reja janё konfirmuar pozitiv me Kovid-19 në Vatikan. Kёshtu konfirmon drejtori i zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, duke njoftuar pёr rezultatet e testeve që janё kryer nga autoritetet shëndetësore.

"Në ditët e fundit, deklaroi Bruni, në kontekstin e kontrolleve të kryera nga Drejtoria për Higjienën Shëndetësore të Shtet Qytetit të Vatikanit në përputhje me direktivat rreth emergjencës së koronavirusit, u identifikua një tjetër rast pozitiv me Kovid-19: është fjala pёr një zyrtar tё Sekretarisë së Shtetit tё Selisё sё Shenjtё, që banon nё Shёn Martё i cili, pasi paraqiti disa simptoma pёr siguri u vu në izolim. Në këtë moment kushtet e tij shëndetësore nuk janё kritike, por për një siguri e kujdes mё tё madh, personi është shtruar në një spital romak ku ёshtё nën vëzhgim, në kontakt të ngushtë me autoritetet e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Higjienës sё Vatikanit".

"Pas reagimeve pozitive - vazhdon Bruni - janë marr masat sipas parashikimit tё protokolleve shëndetësore, si lidhur me pastrimin dhe dezinfektimin e mjediseve, tё vendit tё punës e tё banesës sё personit të interesuar, si edhe lidhur me rindërtimin e kontakteve që personi pati në ditët përpara verifikimit tё Kovid-19. Autoritetet shëndetësore kanё kryer teste edhe nё personat që janë më afër në kontakt me pozitivin e identifikuar. Rezultatet konfirmuan mungesën e rasteve të tjera pozitive ndёrmjet atyre që banojnë në shtëpinë e Shёn Martёs nё Vatikan, dhe një rast tjetёr pozitiv ndёrmjet punonjësve të Selisё së Shenjtë në kontakt të ngushtë me zyrtarin".

"Si masë paraprake, bazuar në verifikimin e rezultateve tё mëtejshme, shton drejtori i zyrës së shtypit – janё marr masat e pastrimin dhe tё dezinfektimit të përshtatshëm e janë bёrё teste të reja, kёshtu qё me testet e mëparshme gjithsejtë janё shumë se 170 teste, ndёr punonjësit e Selisё së Shenjtë dhe banorët e Shtёpisё sё Shёn Martёs. Këto teste tё fundit rezultuan negative.

Personat e prekur mnga Kovid-19 ndёrmjet punonjësve të Selisë së Shenjtë dhe shtetasve të Shtet Qytetit të Vatikanit janë, pra, aktualisht 6". "Mund të konfirmoj - përfundoi Bruni - se nuk janë të përfshirë as Ati i Shenjtë, as bashkëpunëtorët e tij më të afërt". 

28 mars 2020, 18:46