Kërko

 Predica di Quaresima, padre Cantalamessa, 2020.03.20 Predica di Quaresima, padre Cantalamessa, 2020.03.20 

At Cantalamesa: Maria figurë e model për ne në këtë kohë sprove

Rrugëtimi i fesë së Marisë, Nënës së Jezusit, ishte tema e predikimit të dytë të kohës së Kreshmëve, regjistruar, për shkak të emergjencës së koronavirusit, në Kapelën e Redemptoris Mater dhe propozuar anëtarëve të Kuries Romake e Papës Françesku. Një udhëtim jo i lehtë, tha predikatari i shtëpisë papnor, at Cantalamesa, që ka njohur e përjetuar momente vuajtjeje të mëdha, por që na dëfton e tregon afërsinë dhe në të njëjtën kohë madhështinë e Virgjërës Mari.

R.SH. - Vatikan

Të meditosh mbi ecurinë e fesë së Marisë, Nënës së Jezusit, e cila është edhe dishepulla e parë e Biri të saj, është një mënyrë edhe "për t’u vënë nën mbrojtjen e Virgjërës Mari në një moment kaq të rënd sprove për mbarë njerëzimin", tha at Raniero Cantalamessa, i cili u frymëzuar në reflektimin e ti  nga Ungjilli, që na kujton fjalët që Jezusit drejtuar Nënës së tij në dasmën e Kanës së Galilesë: "A është punë për ne, moj burrneshë?".

Maria, tha predikatari, është e pranishme në të gjitha tre momente kyçe të historisë shpëtimit tonë, në: Mishërimin, natyrisht, Misterin pashkor, Rrëshajët dhe këto tri prani të Marisë "i sigurojnë asaj një vend unik pranë Jezusit". Qëllimi i këtij meditimi, vazhdoi At Cantalamessa, është "ta ndjekim Marinë gjatë jetës publike të Jezusit dhe në të të shikojmë atë që ajo çfarë, figurën dhe modelin tonë në këtë kohë të veçantë sprove".

20 mars 2020, 14:41