Kërko

 Il Papa con il Consiglio dei Cardinali Il Papa con il Consiglio dei Cardinali 

Këshilli i Kardinajve, "shqyrton tekstin e Kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium'”

Teksti i kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium', u rishikua dhe u shqyrtua në mbledhjen e Këshilli i Kardinajve në dritën e kontributeve të ofruara nga dikasteret e ndryshme të Kuries romake dhe nga disa ekspertë, si dhe në saje të disa sugjerimeve që mbërritën këtyre javëve të fundit nga kardinajtë rezidentë në Romë.

R.SH. - Vatikan

"Teksti i kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium', që do të zëvendësojë ''Pastor bonus' të Gjon Pali II, u rishikua dhe  u shqyrtua në takimin e Këshillit të Kardinajve, në dritën e kontributeve të ofruara nga dikasteret e ndryshme të Kuries romake dhe nga disa ekspertë, si dhe në saje të disa sugjerimeve që mbërritën këtyre javëve të fundit nga kardinajtë rezidentë në Romë, të cilët nuk patën mundësinë t’i dërgonin më herët propozimet e tyre". Kështu njofton zyra e shtypit e Vatikanit, e cila kujton pjesëmarrjen e Papës Françesku në takimet e sesionit të shkurtit të Këshillit të Kardinajve, i cili filloi para tri ditësh e përfundon sot pasdite.

Këshilli i Kardinajve është mbledhur për tre ditë me radhë: të hënën më 17, të martën  më 18 dhe të mërkurën më 19 shkurt. Në punime morën pjesë kardinajtë Pietro Parolin, Oskar A. Rodriguez Maradiaga, Reinhard Marx, Sean Patrick O'Malley, Giuseppe Bertello dhe Oswald Gracias. Me ta ishte i pranishëm edhe sekretari i Këshillit të Kardinajve, imzot Marcello Semeraro, dhe zëvendës / sekretari, imzot Marco Mellino.

Papa Françesku mori pjesë në punimet e çdo takimi, me përjashtim të mëngjesit të sotëm, pasi ishte i zënë me audiencën e përgjithshme. Leximi i tekstit të kushtetutës së re apostolike 'Praedicate evangelium' do të vazhdojë në sesionin e ardhshëm në prill.

19 shkurt 2020, 16:00