Kërko

Vatican News
 Paul Richard Gallagher takohet me  Wang Yi Paul Richard Gallagher takohet me Wang Yi 

Selia e Shenjtë dhe Kina Popullore: të vijohet udha e dialogut

Bisedojnë, në Munih, imzot Gallagher me Ministrin e jashtëm kinez: nënvizohet rëndësia e Marrëveshjes së Përkohshme për emërimin e ipeshkvijve dhe dëshira për të vijuar dialogun lidhur me favorizimin e jetës së Kishës katolike dhe për të mirën e popullit kinez.

R. SH. - Vatikan

Dje, gjatë Konferencës për Sigurimin, në Munih të Gjermanisë, imzot Paul Gallagher, sekretar i Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet u takua me Këshilltarin e Shtetit, Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Wang Yi. Kanë kaluar 70 vjet nga takimi i fundit zyrtar i kësaj netyre.

“Gjatë bisedimeve, zhvilluar në një atmosferë të përzemërt - njofton një komunikatë e Sekretarisë së Shetit - u kujtuan takimet ndërmjet dy palëve, zhvilluar pozitivisht gjatë viteve. Posaçërisht u vu në dukje rëndësia e Marrëveshjes së Përkohshme për emërimin e ipeshkvijve, nënshkruar më 22 shtator 2018, përmes së cilës ritheksohej dëshira për vijimin e dialogut institucional në nivel dy palësh, për të favorizuar jetën e Kishës katolike  dhe për të mirën e popullit kinez. U shpreh vlerësimi lidhur me përpjekjet që po bëhen për t’i  dhënë fund epidemisë së koronavirusit dhe solidariteti ndaj popullit të prekur nga sëmundja. Së fundi, urimet për më shumë bashkëpunim ndërkombëtar në promovimin e bashkëjetesës qytetare dhe të paqes në botë. U shkëmbyen edhe  mendime për dialogun ndërkulturor  dhe të drejtat e njeriut”.

Lidhur me epideminë e koronavirusit, të mërkurën e kaluar, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa Françesku i shprehu afërsinë popullit të Republikës Popullore Kineze, duke u lutur për “vëllezërit tanë kinezë, që po vuajnë nga kjo sëmunjde kaq e rëndë. “Uroj - theksoi akoma Papa -  të shërohen sa më shpejt”.

 

15 shkurt 2020, 11:16