Kërko

Vatican News
 Takimi për mbrojtjen e të miturve në Vatikan Takimi për mbrojtjen e të miturve në Vatikan  (Vatican Media)

Luftë kundër shpërdorimeve: arrijnë ekipe të veçanta, për t'i ndihmuar ipeshkvijtë

Sot, 28 shkurt, në Sallën e Shtypit të Vatikanit u mbajt takimi për paraqitjen e një projekti të ri, në ndihmë të ipeshkvijve, për t’iu kundërvënë dhunës së kryer nga kleri mbi të miturit.

R. SH. - Vatikan

Përpjekja për t’iu kundërvënë abuzimeve mbi të miturit, kryer nga kleri, bën, në Vatikan e në Kishë, një hap të ri. Siç qe paralajmëruar nga Salla e Shtypit e Selisë Shenjtë, sot, në orën 11.30 , në një takim me gazetarët, u  paraqiten  ekipet e veçanta, që do t’i mbështesin konferencat ipeshkvnore në përgatitjen dhe përpunimin e vijave udhëheqëse lidhur me mbrojtjen e të miturve dhe nismat e marra për forcimin e parandalimit  të abuzimeve.

Një vit pas takimit kushtuar “Mbrojtjes së të miturve në Kishë”, mbajtur në Vatikan nga 21 deri më 24 shkurti 2019, Salla e Shtypit kujtoi, në një komunikatë, hapat e bëra nga marsi i kaluar, përmes takimeve pothuajse mujore në Sekretarinë e Shtetit, në të cilat morën  pjesë  edhe Prefektët e Dikastereve të interesuara si dhe specialistë të ndryshëm.

28 shkurt 2020, 14:21